22,12,2024

Teoritë e Integrimeve Evropiane

Must Read

Ideja e një Evrope të bashkuar ka qenë gjithmonë një frymëzim në mendjen e shumë vizionarëve dhe filozofëve si p.sh Saint Simon (Krijimi i Konfederatën Evropiane).Zhan Zhak Ruso (Evropa e popujve – Federata e shteteve). Viktor Hugo (Shtetet e Bahkuara të Evropës). Emanuael Kant (Ideja e një paqe të përhershme). Koundehov Kalergi (Ideja Panevropiane) etj.Integrimi kuptohet zakonisht si afrim paqësor dhe vullnetar, përkatësisht bashkim i shoqërive, shteteve dhe ekonomive popullore përtej kufijve që ekzistojnë deri më tani.Që nga fillimi i integrimit evropian në diskutim kanë luajtur role të rëndësishme tri koncepte: Federalizmi, Brendaqeveritarizmi si dhe (Neo) – Funksionalizmi.
Federalizmi
Ideatorët dhe pasuesit e saj ishin për federatë të shteteve evropiane, me një qeveri qëndrore të fortë, ku një pjesë e sovranitetit të shteteve do të kalonte në duart e autoriteteve federale.Që në dhjetor 1946 ishte krijuar në Paris Bashkimi Evropian i Federalistëve, ndërsa në qershor 1947 u krijua Lëvizja për Shtetet e Bashkuara Socialiste të Evropës.Përfaqësuesit më të shquar të federalizmit të pas luftës ishin Altiero Spineli, Henri Brugmans, Rajmond Aron etj.Pas Federalizmit, idea themelore që bazohet ndër të tjera në veprat e Immanuel Kantit dhe “Federalist Papers” të Amerikës, fillimisht duhet të çonte te një kthim prapa të rolit dominant të shteteve kombëtare dhe të themelimit të “Shtetit Federal të Evropës”.Në këtë paralelizëm, si ai supranacional dhe institucionet kombëtare shtetërore qëndrojnë në një balans federal. Qëllimi nuk është “Supershteti Evropian”, por lidhja e tendencave qëndrore përmes caktimit të ligjeve të përbashkëta themelore dhe vlerave, një ndarje e fuqive horizontale të institucioneve demokratike, si dhe një rend i qartë i kompetencave, që kanë për qëllim ruajtjen e autonomisë ndaj fushave të detyrave sipas principit subsidiar të të gjitha niveleve që marrin pjesë në politikë. Këto principe duhej të caktoheshin në një Shtet Federal Evropian sipas idealit të “Shteteve të Bashkuara të Evropës”. Si caktim në Marrëveshjen e BE-së, principi i subsidiaritetit (Art.5 EGV) , ashtu edhe zbatimi i votimit nga shumica në Këshill ose forcimi i EP-së përmes procesit të bashkëvendosjes theksojnë rritjen e federalizmit në Unionin Evropian
Brendaqeveritarizmi
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dy koncepte qëndronin njëra ndaj tjetrës: Federalizmi dhe Brendaqeveritarizmi.Brendaqeveritarizmi i skenuar nga shteti, në anën tjetër, niset nga tradita e (Neo) Realizmit të balancës së pashmangshme të fuqisë në mes shteteve anëtar.Primati i kombeve, kooperimi i te cilave nuk e tejkalon statusin e “Federatës së Shteteve” ose të një “Konfederate”, vendoset në qendër të vëmendjes. Institucionet dhe instrumentet e forta brendaqeveritare (Këshilli i UE-së, Këshilli Evropian, Konfederata Qeveritare) caktojnë gjetjen e përbashkët të vendimeve dhe mbajnë kontrollin mbi transferin për kompetenca të shteteve anëtare në Bashkësi si dhe të institucioneve të Bashkësisë.Për vendimet relevante të procesit për integrim përgatitet nga një votim i ngushtë bi – dhe multilateral në mes të zyrtarëve nacional në komisione dhe konferenca.Me këtë përcaktohet shpesh pika e përbashkët e interesave kombëtare për pozitën e caktuar të integrimit. Para së gjithash në “Brendaqeveritarizmin liberal ” (A. Moravicki), theksohet relevanca e proceseve të vendimeve të brendshme politike për krijimin e interesave të shteteve anëtare. Ndikimi i institucioneve supranacionale dhe përfaqësimet e interesave lihen anash shumë gjatë. Shteti kombëtar dhe sovraniteti i tij janë sipas kësaj gjithçka tjetër, por jo të përballueshme. Argumentet, procesi i integrimit për qeveritë e shteteve anëtare, së fundi sjellin një fitim për hapësirë të lojës për veprim (A. Milward).Politikat e përbashkëta janë vetëm një lidhje e “regjimeve “, në të cilat shtetet anëtare bëjnë marrëveshje nën parullën “Union Evropian”, rregulla të përbashkëta, norma dhe institucione, të cilat janë në favor të të gjithëve (S. Krasner). Sipas perspektivës së brenda qeveritarizmit p.sh Franca duhej ta shtynte përpara themelimin e Bashkimit Evropian në vitet e 90-ta, për të nxënë kështu fitimin ralativ të fuqisë së Republikës Federale të Gjermanisë që bëhej gjithnjë më e fuqishme dhe kështu të pengonte margjinalizmine mundshëm te Francës, e cila ka qenë e shtyrë nga Gjeramnia për zgjerimin e UE-së drejt Lindjes. Megjithatë, mbetet e hapur në çfarë rrethanash mund të vijë te rregullat e përbashkëta në fusha të tjera politike dhe kur zbatohet hapi i kooperimit ndërshtetërorë në integrim jorevidues supranacional. Pasi që integrimi evropian ndërkohë ka tejkaluar stadet e lidhjeve shtetërore për kooperim ndërshtetërorë, nga Gjyqi për Kushtetutë Federale, në gjykimin e tij për Marrëveshjen e Mastrihtit të 12 tetorit të vitit 1993, është theksuar nocioni i “lidhjes së shteteve” për pozitën e UE-së.
(Neo) – Funksionalizmi
Sipas përfaqësuesve të këtij mendimi filozofik

Shkruan : Burim Ugzmajli

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img