07,02,2026

Tentoi t’ia sulmojë fëmijën, ferizajasi e vret qenin me pushkë

Must Read

I dyshuari nga Ferizaj derisa ishte së bashku me një fëmijë te vëllait të tij para shtëpisë së tij, një qen endacak kishte tentuar që ta sulmojë fëmijën.

Ai kishte marrë nga shtëpia një pushkë gjuetie të cilën e kishte pasur pa leje dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të qenit të cilin e kishte vrarë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja te fishekëve dhe nga i dyshuari është konfiskuar pushka e gjuetisë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Slivovë të Ferizajt, rreth orës 17:30 të dielën.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img