Është hera e tretë që në komunën e Prishtinës tentohet të mbahet mbledhja e Kuvendit komunal. Deri më tani asamblistët e opozitës kanë bllokuar për dy herë rresht vetëm për vitin 2016 mbajtjen e kësaj mbledhje.
Shkak i bllokimit janë bërë pikat e rendit të ditës që kanë të bëjnë me rregullimin e disa prej planeve të lagjeve në Prishtinë.
“Propozim-vendimi për miratimin – lënie në dispozicion për diskutim publik të Propozim-planit rregullues të hollësishëm të lagjes “Mati 2”; Propozim-vendimi për miratimin e plotësimit dhe ndryshimit të Planit rregullues të lagjes “Sofalia”; Propozim-vendimi për miratimin – lënie në dispozicion për diskutim publik të Propozim-planit rregullues të hollësishëm të lagjes “Kodra e Trimave 1”, janë tri pika të rendit të ditës që nuk po kalojnë tash e sa kohë.
Ndërsa për mbledhjen e sotme, pos shumë pikave të rendit të ditës, raporti i Buxhetit dhe i punës së kryetarit për vitin 2015 është pika ndër më të rëndësishmet.
Rendi i ditës për mbledhjen e sotme
1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së parë të Kuvendit të Komunës;
2. Betimi i anëtarit të ri të Kuvendit;
3. Propozimvendimi për miratimin – lënie në dispozicion për diskutim publik
të Propozimplanit rregullues të hollësishëm të lagjes “Mati 2”;
4. Propozimvendimi për miratimin e plotësimit dhe ndryshimit të Planit
rregullues të lagjes “Sofalia”;
5. Propozimvendimi për miratimin – lënie në dispozicion për diskutim publik
të Propozimplanit rregullues të hollësishëm të lagjes “Kodra e Trimave 1”;
6. Propozimvendimi për konsulta paraprake publike lidhur me Rregulloren
mbi taksat administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifat për
rregullimin e infrastrukturës;
7. Caktimi i komisionit për përzgjedhjen e kryetarëve të Bashkësive lokale;
8. Propozimvendimi për formimin e grupit punues për plotësimin dhe
ndryshimin e Rregullores për bashkësi lokale;
9. Propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim pa pagesë të hapësirave SHML
“Gjimnazi Matematikorë” për Institutin ndërkombëtar për inteligjencë të jashtëzakonshme “Atomi”;
10. Propozimvendimi për këmbimin e pronave të Komunës me prona private;
11. Caktimi i anëtareve të komisionit për hartimin e planit të punës së Kuvendit
të Komunës për vitin 2016;
12. Miratimi i Planit Lokal i Veprimit për Riintegrimin e Personave te
Riatdhesuar;
13. Propozimvendimi për ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për
Politikë dhe Financa;
14. Propozimvendimi për ndryshimin e vendimit për formimin e Komitetit për
Komunitete;
15. Propozimvendimi për plotësim, ndryshimin e Rregullores për tarifa,
ngarkesa dhe gjoba komunale;
16. Propozimvendimi për lënien në diskutim publik të Rregullores për
menaxhimin e mbeturinave;
17. Raporti përfundimtar buxhetor për vitin 2015;
18. Propozimvendimi për dhënien e pronës komunale – KEDS;
19. Propozimvendimi për vazhdimin e afatit shtesë për lirimin e hapësirave për
AKP-në;
20. Pyetje dhe përgjigje;
21. Të ndryshme