03,07,2025

Tensionohen raportet Moskë-Zagreb, shkak Ukraina dhe serbët

Must Read

Këto probleme janë thënë të jetë të lidhur me të drejtat e serbëve dhe pakicave të tjera kombëtare në Kroaci, transmeton lajmi.net.

Moska i konsideron se problemet kroate në këtë fushë janë kronike. Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq paraqiti propozimin e tij gjatë një vizite të fundit në Kiev, ku sipas tij, mund të aplikohet në zonat e lindore të Ukrainës – Donetsk dhe Lugansk, ku ka luftë dhe ku mund të ketë ndikim të shtetit.

Propozim i Plenkoviq, ka shkaktuar shqetësim serioz për Rusinë, thuhet në deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes ruse, duke paralajmëruar se zgjidhjet e problemeve bazë të Ukrainës arrihen me marrëveshjen e paqes në Minsk.

Kjo marrëveshje përcakton saktësisht se çfarë duhet të bëhet për të rregulluar problemin e Donetskit dhe Luganskit.

“Marrëveshja e Minskur nuk ka alternativë tjetër”, thuhet në deklaratë, transmeton lajmi.net.

“Ne mendojmë se këshilla e “konsulentëve” të huaj mund të krijojë iluzionin në autoritetet e Kievit dhe të përdorin skenare të dhunshme në Donetsk, e më pas kjo nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e situatës atje”, thotë ministria ruse.

Përndryshe, qeveria kroate në seancën e saj më 18 nëntor ka themeluar një grup punues për bashkëpunim me Ukrainën, kjo ishte një surprizë e madhe për ta.

Media kroate raportojnë se Zagrebi ka formuar një grupi i punës i cili mund të jap kontribut të madh në stabilizimin e situatës politike në atë vend.

Siç tha kryeministri kroat, Kroacia mund të ofroi shembullin e modelit të ri-integrimit paqësor kur është fjala për Krimenë. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img