27,12,2024

Tensionet SHBA-Rusi, Lavrov përmend edhe bombardimet e NATO’s për Kosovën

Must Read

Lavrov ka kujtuar sulmin ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë, i cili, sipas tij, është kryer pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Kur është fjala për Sirinë, kemi biseduar në lidhje me faktet historike, dhe Rex tha se atëherë ai ishte i ri në administratën amerikane dhe nuk dëshiron të merret me të kaluarën. Megjithatë, nëse ne nuk mësojmë nga historia, nuk do ta dimë të ardhmen”, ka thënë Lavrov, në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan, Rex Tillerson.

Në lidhje me këtë, diplomati rus ka përmendur ish-presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviq, me të cilin lufta e NATO-s filloi në qendër të Evropës.

“NATO bombardoi transmetuesit në Avala, e cila ishte krim lufte, sipas të gjitha interpretimeve të Konventës së Gjenevës, bombarduan pjesët rezidenciale të qytetit, shënjestër ishte edhe Ambasada e Kinës, urat dhe trenat”, ka thënë Lavrov, përcjell lajminet.

Ai mori shembull edhe vdekjen e ish-liderit irakian, Saddam Hussein, dhe vrasjen e udhëheqësit libian, Muammar Gaddafi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img