KEDS njofton për ndërprerjet e energjisë elektrike që do të ndodhin në disa rajone të distriktit të Ferizajt për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit.
Më 25.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj II do të shkyçet:
Dalja 10 kV Sillosi ( 40041001) nga ora 07:30 deri në ora 08:30
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Ferizaj një pjesë, Talinovci i Muhaxherëve, Sazlia, Papazi, Pojata, Rahovica, Softaj dhe Fusha e Madhe.
Dalja 10 kV Betoni ( 40041002) nga ora 09:00 deri në ora 10:30
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin rr.Prizreni, Saraishta, Lloshkobare, Llojza, Kosinë, Slivova, Dremjak dhe bizniset private.
Arsyeja e shkyçjes: kontrollimi i trafostacioneve në Dremjak dhe në Pojatë.
Më 25.11.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:
Dalja 10 kV Qyteti( 40043005) nga ora 08:00 deri në ora 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr. Emin Duraku, rr e UÇK-së, lagjja Ramadan Agushi, Vakufi, Shtëpia e mallrave, PK dhe kha teqja Policia dhe Kuvendi Komunal.
Më 25.11.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
Dalja 10 kV Sllovia (41000003) nga ora 12:00 deri ne ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dobratin, Gushtericë, Livagjë, Smallushë, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.
Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.
Më 25.11.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
Dalja 10 kV Zona Industriale(41000009) nga ora 08:30 deri ne ora 10:30
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin konsumatorët komercialë: Emonek, Qendra Sportive, Kokakolla, Semenarna, Motrat binjake, Baza e Asfaltit, Pompa, Mulliri Milenium, Janina, Inxhinieringu, Fabrika e Bllokave, Betonjerka Egzoni, Betonjerka Unioni, Delfini, Lesna Dekor, Integrali, Eurofood dhe konsumator tjerë komercialë që furnizohen nga kjo dalje.
Arsyeja e shkyçjes: kryerja e punimeve sipas kërkesës Nr-10330 të datës 23.11.2016.