Temperaturat e ulëta, MASHT ndërpret mësimin të mërkurën

Share

Ministria e Arsimit ka marr vendim që për shkak të motit të ftohtë, të mërkurën të mos zhvillohet procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Ferizajpress, Këshilltari i ministrit të Arsimit, Fehmi Hysenaj.

Gashi ka shtuar se kjo ditë do të zëvendësohet me një ditë tjetër.

Sipas meteorologëve e mërkura pritet të jetë një nga ditët më të ftohta në vend. Temperaturat besohet të jenë deri në -23 gradë celcius.

Të ngjashme: