29,11,2024

Temperaturat e larta nëpër botë, “pasojë e qartë e ngrohjes globale”

Must Read

Të hënën, Japonia, regjistroi një temperaturë që asnjëherë më parë nuk ishte arritur në vendin ishull që kur regjistrimi i të dhënave filloi në vitet 1800.

Kumaggaja, një qytet në veri të Tokios, regjistroi 41.1 gradë celcius në mesin e një vale të nxehti disa javëshe që ka shkaktuar edhe shumë viktima. Temperatura ekstreme po prekin edhe vende të tjera në Azinë lindore; Koreja e jugut dhe ajo e Veriut kanë regjistruar temperatura rekord prej afër 40 gradësh celsius.

Dhe pikërisht për këtë lloj vale të nxehti kanë paralajmëruar shkencëtarët, kur i binin kambanave të alarmit për ngrohjen e planetit përmes emetimeve të gazrave që shkaktojnë efektin serë. “Pasojat e ndryshimeve klimaterike, nuk janë më të padukshme”, thonë shkencëtarët, ‘ne po i shohim ato në kohë reale, në formën e valëve të paprecedentë të të nxehtit, përmbytjeve, thatësirave dhe zjarreve masive.

Pjesa më e madhe e evropës është mbërthyer nga një valë masive presioni të lartë që mundëson të nxehtin tropikal të mbërrijë deri në arktik. Temperaturat mbi 32 gradë celsius janë shtrirë deri në brigjet veriore të Skandinavisë, duke shënuar rekorde në Suedi, Finlandë dhe Norvegji, në stacionet mbi rrethin arktik.

Si rezultat, janë verifikuar zjarre të paprecedenta në suedi që kanë bërë që ajo të kërkojë ndihmë nga vende të tjera, si italia, me më shumë burime për të luftuar zjarret. Britania e Madhe po ashtu ka përjetuar verën më të thatë të saj dhe më të nxehtën po ashtu, përcjell TCh.

Në shkretëtirën e Saharasë, në Afrikën Veriore, më 5 korrik u regjistrua rekordi i të gjitha kohërave, 51.3 gradë celcius, dhe kjo ndodhi në Ourgla të Algjerisë. Një valë të nxehti ekstrem goditi edhe Kanadanë këtë muaj, me të paktën 70 viktima në Kebek.

Ndërsa në SHBA, i nxehti i korrikut është shtrirë nga veri-lindja deri në jug-perëndim. Ftohtë dhe nxehtë, lagështirë apo thatësirë, ne i përjetojmë kushtet natyrore të motit gjithë kohën, por ndryshimet klimaterike po kthejnë tani gishtin kundër nesh, duke bërë që disa llojë ekstremesh të jenë më të shpeshta dhe më intensive.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img