11,09,2025

Teksasi pret me frikë uraganin

Must Read

Qendra kombëtare e uraganëve paralajmëroi për përmbytje vdekjeprurëse në Houston dhe rrethina. Stuhia parashikohet të sjellë 97 cm shi, erëra deri në 210 km në orë dhe niveli i ujërave të detit mund të ngrihet deri në 3.5 metra në pikun e stuhisë.

Autoritetet vazhdojnë t’u bëjnë thirrje njerëzve të bëjnë përgatitjet e fundit, pasi koha po mbaron. “Harvey” u forcua, duke u kthyer nga stuhi tropikale që ishte të enjten, në stuhi të katogorisë 2 aktualisht, e mund të arrijë në kategorinë 3 kur të prekë tokën në Teksas.

Agjencia Federale të Menaxhimit të Emergjencave tha se, Teksasi do të goditet nga një katastrofë natyrore shumë e fuqishme dhe shprehu shqetësimin se shumë qytete përgjatë bregut të prekur nga uragani i kanë shpërfillur paralajmërimet për evakuim.

Uraganët fillojnë të dobësohen kur hyjnë në tokë, por parashikuesit thonë se, kësaj here, kjo stuhi do të ndjekë një drejtim të pazakonshëm: do të qëndrojë për pak çaste në tokë, pastaj do të kthehet prapë në det, për t’u kthyer për së dyti në zonat e ulëta bregdetare.

Teksanët që jetojnë pranë gjirit kanë vendosur thasë prej rëre rreth shtëpive, veçanërisht në zonat më të rrezikuara, e janë vënë në radhë në supermarkete për të blerë ujë dhe ushqime mjaftueshëm sa për të përballuar disa ditë trazirash.

Uragani i fundit që ka goditur bregun e Teksasit ka qenë 14 vite më parë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img