20,11,2024

Teknologjia që po “varrosë” gazetat

Must Read

Roger Fidler është një pararendës i gazetarisë digjitale. Në fillim të viteve Tetëdhjetë shkroi një libër mbi të ardhmen e informacionit. Kur ua shpjegonte idetë e tij kolegëve të shtëpisë botuese “Knight Ridder”, nganjëherë ata shpërthenin në të qeshura. “Askush nuk mendonte se Roger vinte nga një planet tjetër”, më ka thënë një herë një koleg i tij, “por disa prej gjërave që thoshte qenë shumë të vështira për t’u besuar në atë kohë”.

Një prej ideve për të cilën Fidler fliste shumë shpesh do t’i vinte Steve Jobs shumë vite më vonë: një tablet në të cilën të lexohej një gazetë elektronike. Projekti dhe prototipi qenë aq të ngjashëm me atë që më pas do të bëhej iPad sa që kur në vitin 2011 kompania Apple ka paditur Samsung për shkelje patente, kompania koreane ka cituar modelin original të Fidler për të demonstruar se ideja ishte tashmë e përhapur në publik.

Në vizionin futurist të Fidler, lajmet dhe informacioni duhej të spostoheshin në internet (atëherë në gjendje embrionale), ku artikujt do të botoheshin në çast nga një kompjuter dhe do të ndaheshin me miliona kompjuterë të tjerë, pa pasur nevojë për të vënë në veprim një rotativë të kushtueshme të përdorur nga punëtorë të kushtueshëm.

Tableti ishte mjeti i përsosur për të zëvendësuar letrën. Lexuesit mund të thellonin çdo argument thjesht duke i prekur ekranin. Reklamuesit mund të realizonin spote tërheqës dhe interaktivë.

Tableti mund të futej lehtësisht në një valixhe të vogël dhe në një çantë. Natyrisht, Fidler kishte të drejtë. Apple ka shitur qindra milionë iPad dhe më shumë se 1 miliard iPhone që kanë pjesërisht të njëjtin funksion.

Sot Fidler mendon se ka gabuar. “Kam kuptuar se ta replikosh letrën e shtypur në një aparat elektronik është shumë e vështirë nga sa të gjithë, përfshirë mua, mund ta imagjinonim”, më ka thënë në verën e 2016.

Fidler është preokupuar për përvojën e të lexuarit dhe për mbështetshmërinë ekonomike e informacionit dixhital. Qysh kur ka dalë në pension (ka dhënë Gazetari në Missouri University) ka asistuar në përpjekjen e gazetave për të spostuar përmbajtje dhe investime online.

Ideja e publicitetit interaktiv dukshëm që nuk ka funksionuar: lexuesit bezdisen e çorientohen dhe shumë i bllokojnë duke instaluar ekstensione në shfletuesit e tyre. Dhe teksa në shtyp hapësira për publicitet është kufizuar, në internet është potencialisht e pafundme. Kjo ka bërë që të bjerë kostoja e hapësirave dhe botuesit kanë hyrë në një rreth vicioz. Për të fituar kanë nevojë për më shumë përmbajtje të cilave t’u bashkëngjisin publicitetin. Por një pjesë e kësaj përmbajtjeje është skadente, gjë që u jep lexuesve një arsye më shumë për të mos paguar.

Edhe pse e ka gjithmonë iPad afër, Fidler është akoma i abonuar në versionin letër të “New York Times”, “Columbia Daily Tribune” dhe “Columbia Missourian”. “Pyes veten nëse mos vallë nuk e kemi nënvlerësuar krejtësisht soliditetin dhe dobishmërinë e gazetës së shtypur”, vëren ai. E pyes veten edhe unë.

Nuk jam dinosaur, përkundrazi, jam një prej atyre me fiksimin për teknologjinë që mbajnë radhë përpara një dyqani Apple kur del një model i ri i iPhone. Nëse një ditë ime shoqe do të kërkonte divorc, do të thoshte në gjykatë se kaloj shumë kohë në Facebook e Twitter.

Në “Washington Post”, gazetën për të cilën punoj, kam qenë një mbështetës aq i flaktë i informacionit dixhital, sa që kolegët dhe shefat e mi do të habiteshin edhe vetëm po të më dëgjonin që ta formulojë këtë pyetje: Po sikur gjithçka që na kanë bërë të besojmë për të ardhmen e gazetarisë të ketë qenë e gabuar? Kanë kaluar 20 vjet qysh kur gazetat kanë lançuar sajtet e tyre online dhe ja ku jemi tani.

Të përditshmet e mëdha kanë hyrë në krizë, mijëra gazetarë janë pushuar nga puna dhe idenë që informacioni dixhital të bëhet një biznes i denjë për këtë emër tashmë tingëllon si një mundësi e largët.

Realiteti është ky: asnjë aplikacion, asnjë uebsajt, asnjë “integrim vertikal”, asnjë rrjet social, asnjë algoritëm, asnjë botim dixhital, asnjë (qoftë edhe i pjesshëm), asnjë publicitet i targetuar dhe asnjë strategji për aparaturat mobile nuk i është afruar kurrë suksesit të medies së shtypur, si në termat e të ardhurave, ashtu edhe të lexuesve. Tani është presupozimi themelor mbi të cilin janë bazuar botuesit, domethënë që lexuesit (dhe në veçanti të rinjtë) preferojnë menjëhershmërinë e dixhitales, papritmas duket se po lëkundet.

Do të doja shumë të thoja se po e ekzagjeroj, por Iris Chyi, që jep mësim në Texas University, ka mbledhur të dhëna që i konfirmojnë këto frikëra. Ashtu si unë, Chyi nuk është kundra teknologjisë, përkundrazi. I pëlqen shumë të lundrojë online.

Në fund të viteve Nëntëdhjetë, teksa po bënte doktoraturën, kreu kërkime lidhur me përhapjen e “Austin American-Statesman”. Duke vërejtur të dhënat mbi zakonet e lexuesve 10 vite më pas, ka kuptuar se penetrimi dhe se veprimet për ruajtjen e klientelës online nuk po rriteshin. Edhe ajo, njëlloj si Fidler, ka nisur të pyesë nëse mos me makarona). Respektivisht një darke në një restorant të mirë, rameni është një rrugëzgjidhje me çmim të mirë. Mund të gatuhet dhe konsumohet kudo në 5 minuta. Ama për të fituar duhet ta shesësh me tonelata. Në librin e saj, Chyi shkruan se “botimi letër (që na thonë se po jep shpirt) ecën akoma më mirë se produkti dixhital (që na thuhet se është e ardhmja) pothuajse në çdo aspekt: numër lexuesish, ruajtje klientele, të ardhura publicitare” dhe, mbi të gjitha, gadishmërinë e pagimit për produktin.

Mjeti më i përhapur

Në vitin 2015, duke shqyrtuar të dhënat lidhur me zonat e shpërndarjes së 51 gazetave kryesore amerikane të mbledhura nga Scarborough, një kompani që bën investigime për tregun, Chyi ka zbuluar se në ato zona botimi letër arrin 28% të lexuesve, ndërsa versioni dixhital arrin në afër 10%. Dhe lexuesit dixhitalë nuk ndalen gjatë.

Të dhënat e Pew Research Center tregojnë se lexuesit që shkojnë drejtpërsëdrejti në uebsajte qëndrojnë më pak se 5 minuta. Ata që vijnë nëpërmjet Facebook largohen pas më pak se 2 minutash. Botuesit theksojnë se lexuesit e shtypit të shkruar po plaken, ndërsa ata më të rinj po largohen gjithnjë e më shumë nga vetë ideja e letrës.

Në realitet, studimet demonstrojnë se ekziston akoma një interes i konsiderueshëm për shtypin, edhe ndër më të rinjtë. Sipas Pew Research Center, gazetat letër janë akoma mjeti më i përhapur për leximin e lajmeve: Në 2016 më shumë se gjysma e lexuesve ka zgjedhur që t’i spërkasë gishtat me bojë. Dhe cila është përqindja e atyre që i lexojnë lajme vetëm në ueb? Ishte 5 % në 2014. Po në 2015? Gjithmonë 5%. Sipas kërkimeve të Chyi, 19.9% e lexuesve midis 18 dhe 24 vjeçëve e lexon botimin letër të një gazete gjatë lavës. Ata që lexojnë botimin dixhital janë vetëm 8%.

Chyi këmbëngul në këtë pikë prej vitesh, por kur e kam intervistuar më ka thënë se deri më tani shumë pak njerëz në sektor e kanë dëgjuar, duke filluar nga gazetarët. Por tani gjërat po ndryshojnë.

Në tetor Jack Shafer, që merret me mjetet e informimit në të përditshmen “Politico”, ka cituar kërkimin e Chyi në një artikull mbi vlerën e paperëndueshme të shtypit, por duke i hequr veçantinë më të rëndësishme, domethënë atë se këto numra nuk dalin nga hiçi. Shtypi po kthehet ose po stabilizohet edhe në aspekte të tjera të jetës së përditshme.

Pas 2013 shitjet e librave letër janë rritur, ndërsa ajo e ebook ka ngecur ose, në disa raste, ka rënë. Të dhënat na thonë se studentët preferojnë manualët e shtypur sesa ata elektronikë dhe libraritë e pavarura apo të librave të përdorur po kthehen në modë. Por ndërsa shtëpitë botuese kanë rilançuar formatin letër (edhe duke i rritur çmimet e ebook për ta bërë letrën më të përtypshme), kostoja e gazetave letër rritet në vend që të zbresë. Botuesit thjesht po fitojnë kohë. Nuk duhet të jesh ekonomist për ta kuptuar se kjo strategji nuk mund të funksionojë.

Zakone të gabuara

Është e vërtetë se amerikanët lexojnë gjithnjë e më pak lajme në letër: gjatë 20 viteve të fundit numri i lexuesve të gazetave letër është përgjysmuar. Ama duhet parë nëse kjo rënie i detyrohet cilësisë së ulët së gazetave më shumë sesa mungesës së interesit.

Kur shkurtojnë vende pune, eliminojnë seksione të tëra dhe paralajmërojnë afate mbylljeje të botimit të gazetës (duke i bërë lajmet të vjetërsuara më përpara akoma se ti botojnë), botuesit në fakt po u thonë lexuesve se letra është e mirë vetëm për t’u përdorur si kuti.

Drejtuesit e kompanive të mëdha përsërisin shpesh se duhet qenë i gatshëm për të sakrifikuar produktet më të mirë për të zhvilluar të reja dhe potencialisht akoma më të mëdha. Për shembull, Apple ka vrarë iPod me iPhone.

Problemi është se ndoshta po e vret iPod-in e saj pa e pasur një iPhone në horizont. Pjesa më e madhe e të ardhurave të gazetave vjen nga versioni letër. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë lexues të përmbajtjeve dixhitale e bllokojnë publicitetin në burim, më pak se 10% është e gatshme të paguajë për përmbajtje online dhe publiciteti në uebsajte shkon shumë keq, jo vetëm prej teprisë së ofertës të hapësirave publicitare.

Në muajin tetor “The Guardian” ka blerë hapësira publicitare në uebsajtin e tij për të parë sesa para i mbesnin në raport me neton e përqindjeve që i takojnë Google dhe kompanive të ndryshme të shitjes së publicitetit me tender. Rezultati? 30 cent për 1 dollar. Në këtë pikë, mendoni, sektori po bën një veprim shumë të mirë. Gaboheni. Botuesit po injorojnë sinjalet që marrin.

Në librin e saj Chyi shkruan se “një shoqatë e njohur botuesish të gazetave, që duhet t’i informojë të regjistruarit e saj për me çdo kërkim lidhur me gjendjen e industrisë, ka refuzuar që të botojë një sintezë të një studimi që më kishte kërkuar të shkruaja”.

Për tu justifikuar, shoqata i ka shpjeguar në një letë se përderisa rezultatet e studimit tregonin se spostimi në dixhital ka mundësi nuk është strategjia më e mirë për gazetat, kishte preferuar të mos e shpërndante tekstin midis bashkëpunëtorëve.

Fidler, Chyi dhe të tjerë nuk preokupohen vetëm për informacionin dixhital dhe të ardhmen e gazetarisë, por për shoqërinë. Gjatë viteve fundit shumë studime kanë demonstruar se përvoja e leximit online është më pak përfshirëse dhe e pëlqyeshme karshi atij në letër. Kjo pasqyrohet mbi mënyrën sesi i konsumojmë dhe si i asimilojmë informacionet.

Kërkimet demonstrojnë se lexuesit online tentojnë që të bëjnë një stërhollim dhe të kërcejnë andej këtej më shumë sesa nuk bëjnë me gazetën letër, jo vetëm nga një artikull tek tjetri, por nga një faqe tek tjetra dhe nga një uebsajt tek tjetri. Letra ofron një modalitet leximi më linear dhe me më pak shkujdesje, duke e ndihmuar kuptimin.

Sipas një studimi të botuar në 2013 tek “Newspaper Research Journal”, lexuesit e “New York Times” kujtonin më shumë artikuj dhe më shumë veçanti duke i lexuar në letër sesa online.

Autorët ja vinin fajin e rezultateve të dobëta të leximit të përmbajtjeve shkëputjes së vëmendjes (publicitetit, linqeve dhe gjërave të tjera) dhe faqosjes, që nuk ndihmon të zgjidhen lajmet më të azhornuara apo më domethënëse.

Rezultatet janë të rëndësishme, lexohet në studim, pasi nxjerrin në pah “rolin shumë aktual që kanë gazetat në informimin e qytetarëve”. Lexuesit nuk janë kurrë krejtësisht të informuar, por kjo zakonisht ndodh prej zgjedhjes së tyre. Kërkimi nxjerr në pah se lajmet online shpesh e bëjnë të pamundur informimin, edhe për atë që do të donte.

Pyetje e bezdisshme Në librin e saj Chyi citon një studim në të cilin një botues gazete thoshte: “Uebsajti ynë nuk do të ekzistonte pa botimin letër, pasi nuk do të nxirrte asnjë lek”. Pastaj botuesit i bëhej pyetja: “Versioni letër do të ekzistonte pa atë online?”. Dhe ai mbetej i dyzuar. “Është një pyetje e bukur dhe jam i sigurt se në sektorin tonë e kanë bërë paksa të gjithë: “Po sikur thjesht të mos e kishim një uebsajt?”. Po përplasim kokën pas murit. Të gjitha përpjekjet që bëjmë për uebin po e dëmtojmë versionin letër. Thjesht mund ta lëmë? Nuk e di”. Dikush po e provon.

Michael Gerber nuk është pinjoll i ndonjë familjeje botuesish. Nuk ka punuar kurrë në ndonjë gazetë. Është humorist. Vitin e kaluar ka lançuar “The American Bystender”, një revistë në të cilën shkruajnë disa prej autorëve më të mirë komikë. Ka një uebsajt, ku nuk nxjerr përmbajtjen e revistës.

Qëllimi i vetëm i uebsajtit është që t’u blejë lexuesve kopjet e shtypura, që u shpërndahen me postë. “Nëqoftëse ve online përmbajtje cilësore, po e kufizon veten me një model biznesi që po bie dhe thelbësisht është i vdekur”, thotë Gerber. Është e pamohueshme, shton ai, “që botime shumë të pakta që dikur qenë vetëm në letër po ja kalojnë më mirë sot krahasuar me kohën kur uebi nuk ishte”.

“The American Bystender” shtypet në një letër të trashë që ka një pamje solide. Dy numrat e parë kanë më shumë se 100 faqe. Gerber sapo ka mbledhur edhe rreth 40000 dollarë në Kickstarter për të arritur të nxjerrë numrat e tjerë. “Po bëjmë atë që nuk e bën askush tjetër”, thotë ai. I referohet letrës së shtypur.

Gerber ka zgjedhur të kaluarën që të vejë bast për të ardhmen. “Të gjithë e japin si të mirëqensë se dixhitali është i pashmangshëm. Ndoshta është e vërtetë, por ndoshta edhe jo. Ndoshta nuk do të jetë kurrë”. Dje mbrëma kam hyrë në Kickstarter dhe kam dhënë kontributin tim. / www.bota.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img