18,11,2024

Të rinjtë, të zhgënjyer me vitin 2016

Must Read

Valerina Islamaj, e cila ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë, thotë se viti që po lëmë pas, nuk ka sjellë ndryshime pozitive për qytetarët, në përgjithësi.

“Sa i takon vitit 2016, mendoj se planet kanë mbetur ashtu siç kanë qenë. Nuk është realizuar asnjë premtim, sa i përket elitës politike. Shpresojmë që më 2017, gjithsesi se ka me qenë më mirë për shkak se ne, si rini e Kosovës, po e marr shembull veten, kam diplomuar dhe nuk ka punë, kjo nuk jep perspektivë për të qëndruar në vendin tonë”, thotë Valerina.

Edhe Shpat Kameri, një i ri nga Prishtina, thotë se pritjet kanë qenë të mëdha për vitin 2016, por ato nuk u realizuan dhe shumëçka ka dështuar.

“Pritje kemi pasur shumë, realizime ka pasur pak, e dinë të gjithë”, shprehet Shpati.

Kurse, Leudita Mejzini thotë se edhe viti 2016 mund të konsiderohet si vit pa mundësi punësimi për të rinjtë:

“Edhe ky vit si çdo vit tjetër, për ne të rinjve ka qenë shumë i dështuar, sidomos për shkak të papunësisë. E kam parë edhe vetë se ka qenë shumë problem ta gjej një punë”.

Saranda Kamerolli thotë se fillimi i vitit ishte me përplot premtime e optimizëm, por në fund ato nuk u bënë realitet.

“Krejt premtimet çka i kanë dhënë, asnjë nuk janë realizuar. Ka pasur shumë pak gjëra pozitive, e më shumë negative”, mendon Saranda.

Por, ka edhe të rinj që mendojnë se kishte zhvillime pozitive në vitin që po e lëmë pas.

Tringa Dreshaj, një qytetare nga Prishtina, thotë se vendi në përgjithësi ka pasur zhvillime pozitive.

“Ky vit nuk mund të them se ka qenë shumë – shumë i mirë për qytetarët e Kosovës, por përderisa janë bërë disa lëvizje edhe në përgjithësi në aspektin gjeneral, pra institucional, mendoj se ka qenë i mirë, duke u nisur prej raporteve të progresit, që kanë treguar se ka pasur një rritje më të madhe të cilësisë së jetës në Kosovë”, thotë Tringa.

Ndërsa, Valdet Krasniqi mendon se edhe viti 2016 ka shkuar pa pasur mundësi që të rinjtë, të cilët kanë përfunduar studimet, të gjejnë punë.

“Është dashur që më shumë të ketë mundësi për të rinjtë. Të rinjtë janë me fakultet të kryer dhe po rrinë nëpër shtëpi. Nuk kanë mundësi të punësohen”, shprehet Valdeti.

Ndërkaq, Liridon Gashi thotë se në aspektin ekonomik, Kosova shumë pak dallon nga viti në vit.

“Mendoj se viti 2016 nuk ka qenë aspak i suksesshëm, ka qenë njësoj si vitet e tjera që kanë kaluar”, thekson Liridoni.

Kurse, Lumjeta Mehani thotë se planet e të rinjve, është shumë vështirë të realizohen në Kosovë, e cila nuk u ofron shumë mundësi atyre:

“Unë e kam atë moshën kur kam shumë plane për të ardhmen dhe nuk jam shumë e kënaqur. Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç kemi dashur”.

Kosova njihet për popullatën e re. Pjesa më e madhe e popullatës janë të rinj, nën moshën 30 vjeç.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img