11,09,2025

Të rinjtë në fokus të interesimit për përkrahje nga komuna e Ferizajt

Must Read

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik Shemsedin Sojeva, dhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj Naim Ferati, po marrin pjesë në konferencën një ditore në Gjilan me temën ”Roli i të rinjëve në zhvillimin lokal”. Po ashtu në këtë takim kanë marr pjesë edhe drejtues të Këshilli për Veprim Rinor Lokal në Ferizaj (KVRL) i përfaqësuar nga kryetari i këtij këshilli Nuhi Cerkini.

Në këtë takim kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, foli për përkrahjen e të rinjëve, për iniciativa të ndryshme, dhe për bizneset startuese nga të rinjët si dhe për studentët ferizajas që po i kryejnë studimet e tyre në Itali, përmes një bashkëpunimi që ka Komuna e Ferizajt me Ternin e Italisë.

“Në si komunë, kemi shpreh interesimin tonë të përkrahim vizita të ndryshime studimore dhe konkurruese e përfaqësuese nëpër disa vende te botës , pastaj kemi dhënë edhe bursa e vazhdojmë të japim, si dhe kemi subvencionuar organizata jo qeveritare për aktivitetet e tyre në dobi të rinisë. Po ashtu kemi përkrahur edhe infrastrukturën për rini dhe objekte që shërbejnë për të rinjët siç është ndërtimi i objektit të Qendrës Rinore dhe Kinemasë së qytetit e cila do të përfundojë së shpejti ”, tha kryetari Svarqa, duke shtuar se komuna e Ferizajt ka bashkëpunim të ngushtë edhe me organizata të ndryshme siç është GIZ-i gjerman, USAIDI- amerikan, Caritas Kosova dhe Caritasi i Luksembugut.

Gjatë kësaj konference kryetari Svarqa, është zotuar se do të përkrah të rinjët në vazhdimësi për projektet e idetë e reja që do të paraqesin ata.

Konferenca e sotme u organizua nga Banka Botërorë e përfaqësuar nga Gloria La Cava koordinatore për të rinjët nga Banka Botorë në Washington DC si dhe komuna e Gjilanit.

Edhe në këtë konference u ritheksua se të rinjët kosovar, por edhe ferizajas janë konkurrent me moshat e tyre sidomos në njohjen e gjuhëve të huaja kudo në botë, por getoizimi i Kosovës, reflekton shumë në arritjen e qëllimeve apo në realizimin e projekteve të tyre në përgjithësi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img