Janë bërë shpeshta rastet kur të rinjtë ferizajas me përfaqësimet e tyre studimore po i japin një imazh suksesi vendit në përgjithësi e Ferizajt në veçanti.
Mirëpo një përfaqësim në rrafshin shkencor që po bën studenti Gentian Mehmeti mbetet ndër rastet e rralla si prezantime të tilla kombëtare.
Studenti ekselentë Gentian Mehmeti i cili po përgatitet që të bëhet doktor i ardhshëm këto ditë po merr pjesë në një konferencë të rëndësishme në Budapest të Hungarisë.
Në një shpjegim që ka bërë ai në rrjete sociale është kuptuar se nga rreth 4 mijë studentë të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë është përzgjedhur bashkë me disa shokë e shoqe për të qenë zëri shkencor në këtë event.
E ajo që bie në sy janë hapat studimor të shpejt që përkojnë me realitetin me të cilin është përballur bota, pak muaj më parë.
Krenar e përgjegjës për ngjarjen që po ndodh atje Genti ka shkruar se përkushtimi i tij në fushën e Mjekësisë do të jetë edhe më i madh në të ardhmen.
Pjesëmarrës janë studentë dhe pedagogë nga shume vende të botës.
Tema të cilën e kam punuar dhe do e prezantoj është: Covid-19, Sindromi Inflamator Multisistematik tek fëmijët dhe sëmundja Kawasaki – patogjeneza, manifestimi klinik dhe menaxhimi i saj.
Ndërkaq për këtë prezantim dinjitoz studenti ferizajas Gentian Mehmeti është lavdëruar edhe nga i pari i komunës së Ferizajt Agim Aliu.
Këtë rast kryetari Aliu e ka përshkruar si krenari e ndjesi të veçantë.
“Sukseset e të rinjve po marrin gjithnjë e më tepër, përmasa përtej kombëtare. I tillë është edhe shembulli i të riut energjik, Gentian Mehmeti, i cili ishte bursist i Komunës së Ferizajt, student i mjekësisë në Universitetin e Tiranës e që këto ditë po përfaqëson këtë të fundit, i përzgjedhur në mesin e top 5 studentëve ekselentë, në konferencën ndërkombëtare shëndetësore,organizuar nga Universiteti prestigjioz i Semmelweist në Budapest të Hungarisë, me pjesëmarrjen e rreth 100 shteteve të ndryshme.
. Krenari e ndjesi e veçantë, të përfaqësosh si Genti gjeografinë shqiptare në tryezën e shkencës evropiane, shembull i të riut dhe bashkëmoshatarëve të tij, që me djersë e punë studioze, po prekin dinjitetshëm, majat e arritjeve profesionale” ka shkruar kryetari Aliu