Vullnetarja Leona Jahiri dhe klubi rinor joformal Rin’ON, kanë marrë iniciativë që në këtë dimër të ftohtë t’i ndihmoj familjet skamnore
Përmes një komunikate këta të rinj u kanë bërë ftesë të gjithë atyre që kanë rroba e të cilat nuk i shfrytëzojnë të orientohen te këta të rinj vullnetarë të cilët pastaj do tu shpërndajnë atyre që kanë nevojë në këto ditë të ftohta dimri
“Te nderuar miq, klubi RinON ka vendosur te mbledh veshmbathje te ndryshme qe te ua lehtësoj këtë dimër të ftohtë familjeve në nevoje. Ne ju lusim të gjithëve që të kontribuoni duke dhuruar rroba.
Rrobat mund të i dërgoni të mërkurën dhe të enjten në Qendrën e Kulturës, në zyrën e FerFilmit, për ju që se dini iu orienton sigurimi i qendrës.Ne presim nga ju që të na ndihmoni në këtë iniciativë.
Po ashtu edhe veshmbathjet që mblidhen tek Flamur Ilazi do bashkohen me ato që mblidhen nga ana jone. Ju falënderojmë për mirëkuptimin” shkruan njoftimin e këtyre të rinjve vullnetarë.
Pak prej juve , shumë për të tjerët …