Ferizaj

Të rinjëve Ferizaj do t’ju ofrohen shërbime se si të përgatiten për tregun e punës

By FerizajPress

October 25, 2023

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve të përbashkëta në interes të përgatitjes së këshillimit të të rinjëve të Komunës së Ferizaj për tregun e punës, sot është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosovës.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me Alfred Pjetrin nga kjo organizatë.

Përmes kësaj marrëveshje parashihet që Komuna e Ferizajt do të ofrojë mbështetje profesionale, përmes resurseve njerëzore (zyrtarët komunal) në mbështetje të realizimit të këtij projekti. Pjesë e kësaj marrëveshje do të jenë Drejtoria e Arsimit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit si dhe drejtoritë të tjera, të cilat do të mundësojnë qasjen në shkolla dhe institucionet tjera të tjera, ku të rinjtë do të informohen për shërbimet që ofron Caritas Kosova në përgatitjen e të rinjëve për tregun e punës.

Të gjitha reagimet:

6868