Lajme

Të hënën shpalosen detajet e koalicionit parazgjedhor mes AAK-së e Nismës

By FerizajPress

April 16, 2016

Marrëveshja në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën për formimin e një koalicioni parazgjedhor, është fare pranë konkretizimit.

“Jemi pothuajse në përfundim të marrëveshjes. Shpresoj që çdo gjë do të jetë gati për të hënën”, ka thënë për KlanKosova.tv, sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

Informatën për një koalicion parazgjedhor mes dy partive opozitare fillimisht e dha dje nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.