16,09,2025

Të Hënën në shkollat e Ferizajt nuk mbahet mësimi

Must Read

Drejtoria  e Arsimit , ka njoftuar  Drejtorët e shkollave të Ferizajt, se kryetari i Ferizajt, Agim Aliu  ka marrë vendim që të hënën, 15 shkurt 2021, të mos mbahet mësimi në shkollat që një ditë më parë kanë qenë qendra votimi.

Kjo për shkak që të mbrohet shëndeti i nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollës nga pandemia COVID-19.

N J O F T I M

Njoftohen gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Ferizajt, se me vendim të kryetarit të Komunës z. Agim Aliut, me 15 shkurt 2021, e hënë, për shkaqe të sigurisë së nxënësve dhe personelit të shkollës, nuk do të mbahet mësim.  Arsye për këtë janë zgjedhjet që do të zhvillohen me 14 shkurt 2021, prandaj të nesërmen shkollat duhet të pastrohen dhe të jenë gati për zhvillim të procesit mësimor.

Kjo ditë mësimi do të kompensohet  me 20 shkurt 2021, e shtunë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img