14,09,2025

Të gjithë kundër Serbisë? Rigjallërim i teorive konspirative

Must Read

Në një njoftim të agjencisë së lajmeve, dpa, të shtunën (04.02), e cila i referohet gazetës beogradase të afërt me qeverinë, „Novosti”, thuhet se kjo gazetë ka ngritur akuza të hapura akuza kundër bashkësisë ndërkombëtare. Sipas medias serbe, bashkësia ndërkormbëtare synon „shtete të reja, të njohura ndërkombëtarisht, nga ana nacionale homogjene dhe të spastruara nga serbët”, shkruan gazeta „Novosti”. Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe pranojnë për këtë arsye në të gjitha negociatat kërkesat e shqiptarëve, refuzojnë veçse pa përjashtim kërkesat serbe, sipas analizës së „Novosti”.

Media serbe kritikon të ngarkuarën e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, e cila si paraardhësja e saj, Catherine Ashton mban përgjegjësi për gjendjen e vështirë të Serbisë. „Ato paraqiten si ndërmjetësuese të paqes, por në realitet janë nxitëset e pavarësisë së Kosovës.” Të mërkurën përfundoi një raund bisedimesh mes Prishtinës dhe Beogradit pa asnjë rezultat, madje nuk pati marrëveshje për një takim të ardhshëm./DW

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img