04,12,2024

Të gjithë bashkë për Pellgun e Drinit

Must Read
Drini i bardhe

Pesë vite nga nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit (nënshkruar në Tiranë me 25 Nëntor 2011) dhe viti i dytë nga nisja e projektit të GEF për Drinin, më shumë se 120 akterë të Drinit, u mblodhen në Prishtinë, duke shënuar një momentum shumë të rëndësishëm në kuadër të Procesit të Veprimit të Koordinuar për Drinin dhe Mëmorandumit të Bashkëpunimit për Drinin.

Operacionalizimi përmes Projektit të GEF për Drinin – për periudhë katër vjecare, dhe buxhet $5.5 milion ku përfituese janë të gjitha vendet e Drinit, mundëson progress thelbësor drejt fuqizimit të bashkëpunimit ndërkufitar për menaxhimin e Pellgut.

Në këtë frymë, Zv, Ministri I Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Stevo Temelkovski, veçoi në fjalën e tij hyrëse: “Ne mbetemi të përkushtuar që të ngrisinim nivelin e menaxhimit të ujërave dhe resurseve natyrore në Pellgun e Drinit, në të  mirë të gjeneratave të ardhshme. Ky projekt është një forcë shtytëse e rëndësishme politike, shkencore dhe menaxheriale, për të dhënë rezultate n ëarritjen e këtij objektivi. Ngjarja e sotme, është një reflektim I kapaciteteve të ngritura të t ëgjitha vendeve të Drinit, përkitazi me koordimimin e menaxhimit. Ne duhet të përfitojmë ngë kjo arritje, për të ndërtuar bazat e zhvillimit në të ardhmen. Shkëmbimi I qëndrimeve sot, do të lehtësoj të kuptuarit e percepcioneve të akterëve, prioriteteve dhe aspiratave në kë fushë.”

Qëllimi I aktivitetet në kuadër të “Veprimit të Koordinuar për Drinin” dhe Projektit të GEF për Drinin është që të bashkërendohen aktivitetet nga nivelet e nën-pellgjeve, drejt sistemeve ujore të ndërlidhura në gjithë Pellgun e Drinit. Kjo do të analizoj shfrytëzimin e përbashkët të ujrave, analiza e mospaktimeve eventuale në përdorim të ujërave, si dhe ndarjes së përfitimeve në mes të akterëve, të ndërlidhur fizikisht, dhe historikisht. Për më tepër, kjo do të lehtësoj minimizimine rreziqeve nga vërshimet, efekte positive në ekosisteme, dhe në një numër të sektorëve ekonomik.

Konferenca është organizohuar krahas takimit të 12-të të Grupit Themelor për Drinin (DCG) dhe takimit të 3-të të Komitetit Drejtues të Projektit të GEF për Drinin – 15 Dhjetor 2016; si dhe takimit të Tretë të Grupeve të Ekspertëve me 13 Dhjetor 2016.

Palët e interest të Drinit pritet që të rishikojnë zhvillimit e vitit të fundit, si dhe veprimet e planifikuara përkitazi me Pellgun e Drinit. Për më tepër pritet të diskutohet për:

  • Përgatitjen e Planeve Menaxhuese në Pellgun e Drinit;
  • Mundësitë për veprim të koordinuar për Menaxhimin e Zonave të Mbrojtura, në nivel të nën-pelgjeve të Drinit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img