08,09,2024

Të burgosurit e zellshëm në burgun e Kalifornisë (Video)

Must Read

Dikur burgu shtetëror “Lugina” në Kaliforni ishte vetëm burg grash por nga viti 2013 ky burg është kthyer në një burg burrash me një program trajnimi me aftësi unike. Gjatë periudhës që burgu shërbente për qëndrimin e femrave kishte një kur të certifikuar kozmetike, i njëjti program vazhdon edhe sot e kësaj dite vetëm se tani sekretet e estetikes i mësojnë të burgosurit meshkuj.

“Kur ju tregojë njerëzve se u mësojë kozmetikologji burrave në burg ato shokohen, as që e kanë iden se ekziston diçka e tillë. Lista e atyre që duan ta ndjekin kursin tim është shumë e gjatë dhe për të qenë pjesë e kalsës sime të burgosurit duhet t’i plotësojë disa standarde të edukimit”, thotë Karmen Shehron, instruktore kozmetike.

Këtu nxënës të përkushtuar me shumë zell mësojnë detajet e këtij profesioni me shpresë që pasi të dalin jashtë mureve të burgut ta ushtrojnë me sukses këtë profesion.
Kursi zgjat dy vite dhe më pas të burgosurit i nënshtrohen një testi shtetëror.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img