28,04,2024

Tashmë në WhatsApp mund të etiketoni miqtë tuaj

Must Read

Në mediat sociale si Facebook, Twitter dhe Instagram dikush mund të përdorë simbolin “@” për t’ju etiketuar në fotot apo postimet e tyre. WhatsApp sapo ka sjellë të njëjtën veçori në versionin e saj beta.

Sapo të shtypni simbolin “@”, një listë emrash do të shfaqet për të zgjedhur cilin nga ato doni të etiketoni. Ajo punon vetëm në grupet e bisedave pasi në komunikimet individuale njoftimi vjen gjithsesi. Lista e emrave ofrohet nga ato që janë të përfshirë në grup, pra jo nga e gjithë lista e kontakteve në celularin tuaj.

Ajo punon gjithashtu me përdoruesit që nuk përfshihen në listën e kontakte, për shembull disa grupe në WhatsApp mund të përmbajnë një numër të cilin nuk e keni ruajtur në celularin tuaj. Është raportuar se tashmë cilësia ofrohet live në iOS dhe Android.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img