04,05,2024

Tashmë në “Facebook” mund të aplikoni edhe për punë

Must Read

“Facebook” ka mbi 65 milionë konsumatorë biznesi të cilët përdorin produktin e faqeve të rrjetit social për të reklamuar aktivitetin e tyre.

E gjitha që ato bëjnë është ndërveprimi me ndjekësit dhe konsumatorët e tyre.

Por sot “Facebook” vendosi të shkelë mbi hapësirën e cila dominohet nga rrjeti social profesional “LinkedIn” duke u mundësuar këtyre bizneseve të pranojnë aplikime për punë nga punëkërkuesit.

Faqet e biznesit mund të publikojnë statuse për vende të lira pune dhe ti pranojnë aplikimet përmes një seksioni të ri “Jobs.” Kur përdoruesit shohin statuse apo lajmërime të tilla mund të klikojnë butonin “Apply Now,” për të dërguar aplikimin nëpërmjet “Facebook Messenger” shkruan “PCWorld.al”.

Rrjeti social do të vendosë emrin, mbiemrin dhe fotografinë automatikisht për të përshpejtuar procesin e aplikimit. Kjo veçori e re është një mundësi tjetër e artë gjenerimi të ardhurash për “Facebook”.

Sipas një studimi afro 14.4 milionë njerëz në mbarë botën kanë përdorur median sociale për të kërkuar një vend pune. Bëhet akoma edhe më intriguese kur mësojmë se 73% e bizneseve kanë punësuar njerëz përmes medias sociale.

Aplikantët kanë mundësi të përzgjedhin çfarë informacioni rreth tyre mund të shihet nga punëdhënësi. Megjithatë, veçoria e re do të thotë se duhet të jenë të kujdesshëm rreth përmbajtjeve që shpërndani, nëse ato janë të pranueshme ose jo për shefin apo shefen tuaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img