Në një kohë kur respekti dhe mirënjohja ndaj personelit të Policisë është më e nevojshme se kurrë, ne, në Tannins Caffe, kemi ndërmarrë një iniciativë të veçantë për të shprehur përkushtimin dhe solidaritetin tonë ndaj Policisë së Kosovës.
Nga data 25 Shtator deri më 1 Tetor, ne kemi filluar fushatën tonë “Kafe për Policinë e Kosovës.”, ku si një shenjë falenderimi, kafja për Policinë e Kosovës do të jetë falas. Ky është një projekt i thjeshtë, por që synon të japë një shenjë të veçantë të mirënjohjes ndaj punës së sakrificës së policëve tanë.

Do të ishim mirënjohës për ndihmën në shpërndarjen e këtij mesazhi të rëndësishëm. Ju lutemi të ndani këtë njoftim me audiencën tuaj të ndjekësve në portalin tuaj dhe rrjetet sociale, në mënyrë që të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të kenë mundësi ta shohin.
Për çdo pyetje ose për të marrë informacion shtesë, na kontaktoni në faqen tonë zyrtare në rrjetet sociale Tannins Caffe.
Me respekt,
Tannins Caffe
Prishtina Mall

