18,11,2024

Taksa 100% dhe korrigjimi i kufinjëve avantazh në bisedime po të përdoren drejt

Must Read

Taksa 100% e vënë nga Kryeministri dhe propozimi i Presidentit për korrigjim të kufinjëve do duhej pranuar si avantazh i Kosovës në bisedimet me Sërbinë në rast se Sërbia ka pretendime tjera dhe jo si disavantazh.

Janë këto dy armë të forta të cilat ne s’duhet t’i zhvlerësojmë por t’i përdorim drejt.

Pezullimi i përkohshëm i taksës në mënyrë të vullnetshme do të mund të përdoret gjatë bisedimeve si kërcënim ndaj Sërbisë në rast se ajo nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Ndërsa heqja e dhunshme e saj, e që mund edhe të ndodh, do ta dobësojë shumë pozicionin tonë në tavolinën e bisedimeve.

Në anën tjetër, kërcënimi i Thaçit për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën ka nxitur reagimin e shteteve perendimore të deklarohen se nuk lejohet ndryshimi i kufinjëve ekzistues me çka edhe po na sigurojnë paraprakisht se nuk do të pranohet as kërkesa e Sërbisë për Veriun e Kosovës.

Kërcënimi se do të rivendoset taksa në rast të dështimit të bisedimeve dhe kërcënimi për zgjerim teritori në rast të rrezikimit të tërësisë së saj e forcojnë pozitën e Kosovës në tavolinën e bisedimeve dhe nuk e dobësojnë atë.

Kosova nuk duhet të bëhet fajtore për mosvazhdimin e bisedimeve sepse mund të ketë pasoja të pariparueshme.

Kushtet, edhe pse të ditura më herët, vendosen në tavolinë por jo edhe para se të ulen aty.

Jemi me fat që ende kemi miq të fuqishëm ndërkombëtar por në asnjë mënyrë s’duhet t’i përbuzim e as t’i injorojmë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img