19,05,2024

Takohet kryesia e PDK-së në Ferizaj, fillon përgatitjet e platformës për zgjedhjet lokale 2017

Must Read

Këtë të shtune është takuar kryesia e zgjeruar e PDK=së në Ferizaj për të filluar hartimin e platformës për zgjedhjet lokale 2017.

Në një  takim të kryesisë së PDK-së në Ferizaj e në të cilën kanë marrë pjesë edhe të aderuarit kohëve të fundit nga NISMA dhe VV është diskutuar për  hartimin e platformës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2017.

Burime të Ferizajpress bëjnë të ditur se përveç platformës pritet  që në takimet e ardhshme  të vendoset edhe për kandidatët potencial për zgjedhjet lokale. Ky burim  ka thënë  së edhe emri i kandidatit për Kryetar Komune së shpejti   do të bëhet i ditur  për publikun.

“Në këtë  takim kemi diskutuar për platformën zgjedhore , zgjedhjen e kandidatëve meritor dhe një përgatitje të fuqishme  për marrjen e pushtetit lokal në Ferizaj” i ka thënë Ferizajpress-it ky burim .

Ndryshe në vjeshtën e këtij viti pritet të mbahen zgjedhjet lokale në gjithë Kosovën.

16358386_10210781180637367_1212539595_n 16402416_10210781181077378_2082357502_n 16358738_10210781180197356_678138949_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img