Këtë të shtune është takuar kryesia e zgjeruar e PDK=së në Ferizaj për të filluar hartimin e platformës për zgjedhjet lokale 2017.
Në një takim të kryesisë së PDK-së në Ferizaj e në të cilën kanë marrë pjesë edhe të aderuarit kohëve të fundit nga NISMA dhe VV është diskutuar për hartimin e platformës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2017.
Burime të Ferizajpress bëjnë të ditur se përveç platformës pritet që në takimet e ardhshme të vendoset edhe për kandidatët potencial për zgjedhjet lokale. Ky burim ka thënë së edhe emri i kandidatit për Kryetar Komune së shpejti do të bëhet i ditur për publikun.
“Në këtë takim kemi diskutuar për platformën zgjedhore , zgjedhjen e kandidatëve meritor dhe një përgatitje të fuqishme për marrjen e pushtetit lokal në Ferizaj” i ka thënë Ferizajpress-it ky burim .
Ndryshe në vjeshtën e këtij viti pritet të mbahen zgjedhjet lokale në gjithë Kosovën.