19,12,2024

Takim pune me shoqatën e personave me aftësi të kufizuara

Must Read

Zyrtari për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,   ka zhvilluar një takim pune me Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara ‘’Hendikos’’ në Ferizaj .

Në takimin i cili u realizua në ambientet e kësaj shoqate, Menaxheri i Programit në ‘’Hendikos’’ në Ferizaj , z. Enver Kosumi më bashkëpunëtorë , fillimisht falënderoi policinë rajonale të Ferizajt për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka policia ndaj kësaj kategorie të shoqërisë dhe këtë takim e cilësuan si mjaft të rëndësishëm dhe të mirëpritur.

Në këtë takim , veç tjerash u diskutuan shumë aktivitete që ka realizuar kjo shoqatë dhe për Strategjinë Komunale për Personat me Aftësi të Kufizuar në Komunën e Ferizajt, Planin i Veprimit 2019-2023, bashkëpunimi me institucionet lokale.

Ndërkaq, është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetet e përbashkëta me fushata vetëdijesuese me policinë rajonale të Ferizajt, me theks të veçantë që policia të shtojë kontrollin dhe tu bëjë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë vendet e rezervuara për parking të personave me aftësi të kufizuar dhe të lirohen hapësirat e vendeve të rezervuara të kësaj kategorie .

Në fund të këtij takimi, policia u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe realizmin e një fushate vetëdijesuese , në prani edhe të medieve lokale dhe qendrore për  personat me aftësi të kufizuar dhe marrjen e masave ndëshkuese për të gjithë drejtuesit e automjeteve që parkojnë automjetet e tyre në këto vende të rezervuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img