04,10,2024

Tahiri: Qytetarët më kërkuan të futem në politikë

Must Read

Këngëtari Labinot Tahiri, tash kandidat për kryetar të Ferizajt nga Aleanca Kosova e Re, thotë se kushtet e rënda të qytetarëve të Kosovës e kanë detyruar të futet në politikë.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se qytetarët kanë kërkuar qe një kohë të gjatë inkuadrimin e tij në politikë.

Tahiri ditë më parë u zgjodh kryetar i degës së partisë së Behgjet Pacollit në Ferizaj dhe thotë se vizioni i liderit të kësaj partie e kishte bindur që t’i bashkohej.

“Pas shumë kërkesave, kam vendos të gjej një mënyrë që të ndihmoj qytetarët. Kam ndihmuar në mënyra tjera, por qytetarët më kanë kërkuar inkuadrimin”, ka thënë ai.

Tahiri thotë se ka pasur oferta nga të gjitha partitë, madje edhe për kandidaturë për deputet të Kosovës, por shton se është i interesuar vetëm që të ndihmojë Ferizajn, vendlindjen e tij.

“Pacolli më kërkon që të kandidoj për deputet, por nuk dua që të kandidoj për deputet sepse atë ofertë ma kanë bërë edhe të tjerët, por kam thënë se dua të punoj fillimisht me Ferizajn”, ka shtuar ai.

Si pjesë e planit për zhvillim ekonomik, Tahiri ka përmendur investimet e mërgimtarëve për të cilat thotë se nuk do të mungojnë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img