23,11,2025

Tahiri flet për paralajmërimin e ashpër të Pacollit për Haradinajn: Çfarë të thotë ai, bëhet

Must Read

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, deklaroi mbrëmë se nuk është i kënaqur me partnerët e koalicionit qeverisës, e në veçanti me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se qeveria e Haradinajt ka humbur dinamikën, duke dështuar të adresojë çështjet kryesore me të cilat përballet vendi.

Ministri i Jashtëm ka thënë se kësaj qeverie do t’i humb kuptimi nëse brenda këtyre ditëve nuk ratifikohet demarkacioni pasi qytetarët e Kosovës do të mbesin pa viza.Lidhur me këtë ai ka theksuar se nëse ratifikimi nuk ndodhë dhe nuk liberalizohen vizat do të largohet nga koalicioni qeverisës.Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka paralajmëruar se çkado që thotë Behgjet Pacolli, ashtu do të ndodhë.

“Çka të thotë Pacolli bëhet”, është shprehur ai.“Unë jam prononcuar para Pacollit, ku më 1 janar kam thënë se në rast se nuk bëhet liberalizimi i vizave dhe kjo punë nuk merret me seriozitet, do të heq dorë nga posti i deputetit”, ka thënë Tahiri për lajmin.

Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në shtator të vitit të kaluar, Behgjet Pacolli kishte braktisur LDK-në, me të cilën kishte koalicion parazgjedhor, për të qeverisur së bashku me koalicionin PAN.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img