Ferizaj

Tabela e shumëzimit edhe në shkollën “Ahmet Hoxha” dhe në shkollën “Tefik Canga”

By FerizajPress

April 25, 2016

Nxënësit e shkollave “Ahmet Hoxha” dhe “Tefik Canga” në Ferizaj, këtë të hënë u bënë me tabelën e shumëzimit, nga Fondacioni i Kosovës për Inovacione. Tabela e shumëzimit në shkallët të kësaj shkolle ka qenë një befasi e këndshme për nxënësit e këtyre dy shkollave.

Këtë projekt të Fondacionit të Kosovës për Inovacione, e ka mbështetur edhe Komuna e Ferizajt, ku tabelat e shumëzimit do të vendosen ne 20 shkolla të qytetit. Këtë projekt si shumë të rëndësishëm e ka vlerësuar edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Savrqa.