“Let’s Do It Kosova” vazhdon me aksione për eliminimin e deponive ilegale nëpër lokalitete të ndryshme të Kosovës.
Aksioni i radhës do të realizohet të Shtunën me 09 Prill në orën 11:00 në fshatin Goshicë, të Komunës së Vitisë.
Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Vitisë dhe kompaninë e pastrimit “Higjiena”.
Banorët e këtij fshati kanë shprehur gatishmërinë të ofrojnë kontributin e tyre, dhe kështu së bashku do të largojmë edhe një deponi ilegale të mbeturinave, që po dëmton imazhin e vendit.
“Let’s Do It Kosova” u bënë thirrje banorëve që të mobilizohen dhe së bashku të eliminojmë këto deponi.