24,02,2025

Synohet ndërtimi i objektit të ri të zjarrfikësve

Must Read

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Arbër Bytyqi, bashkë me inspektorin e zjarreve Luan Salihu dhe zyrtarin e emergjencave, Skender Kurti, paraditen e sotme, pritën drejtues të Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, përkatësisht drejtorin e drejtorisë së financave dhe shërbimeve të përgjithshme në këtë agjenci, Shpend Tërdevaj, Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit të Zjarrfikjes, si dhe Dardan Lushtaku – zyrtar i financave.

Në këtë takim, u diskutua për synimin që ka AME të ndërtoj një objekt të ri të zjarrfikësve në Ferizaj, funksionalizimin e Qendrës së Alarmimit 112 si dhe çështje tjera pune që ndikojnë në punën e përditshme të zjarrfikësve.

Drejtuesit komunal u zotuan se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të realizohet ky investim, me rëndësi të veçantë për shërbimet publike dhe emergjencat në nivel lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img