11,09,2025

Synohet bashkëpunim me Komunën e Kllokotit në fushën e bujqësisë

Must Read

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, Burim Bajrami paraditen e sotme ka pritur në takim homologen e tij nga Komuna e Kllokotit, znj. Doruntina Rexhepi me ç’rast u diskutua për formën e bashkëpunimit mes dy drejtorive, gjegjësisht mes Komunës së Ferizajt dhe Komunës së Kllokotit në fushën e bujqësisë dhe mbrojtjes së pyjeve.

Drejtori Bajrami ka njoftuar mysafiren me gjendjen në sektorin e bujqësisë në komunën tonë si dhe hapat që ka ndërmarr ekzekutivi, me mbështetjen e fuqishme edhe të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për të vendosur rregull dhe meritokraci në investimet në fushën e bujqësisë. Shqetësuese për të dy komunat u vlerësua dëmtimi i pyjeve, sfidë kjo institucionale si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.

Në anën tjetër, Doruntina Rexhepi, drejtoreshë e bujqësisë në Komunën e Kllokotit shprehu falënderimin e saj dhe institucionit që përfaqëson për gatishmërinë e Komunës së Ferizajt, për të ndihmuar në këtë sektor duke siguruar forcimin e raportit të bashkëpunimit mes këtyre dy komunave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img