12,11,2024

Synohet bashkëpunim me Komunën e Gjilanit në fushën e bujqësisë

Must Read

Synohet bashkëpunim me Komunën e Gjilanit në fushën e bujqësisë

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, Burim Bajrami paraditen e sotme ka pritur në takim homologun e tij nga Komuna e Gjilanit Ramiz Krasniqin me ç’rast u diskutua për formën e bashkëpunimit mes dy drejtorive, gjegjësisht mes Komunës së Ferizajt dhe Komunës së Gjilanit në fushën e bujqësisë dhe mbrojtjes së pyjeve.

Drejtori Bajrami ka njoftuar mysafiren me gjendjen në sektorin e bujqësisë në komunën tonë si dhe hapat që ka ndërmarr ekzekutivi, me mbështetjen e fuqishme edhe të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për të vendosur rregull në investimet në fushën e bujqësisë. Shqetësuese për të dy komunat u vlerësua dëmtimi i pyjeve, por edhe problemi me qenët endacak sfidë kjo institucionale si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.
Në anën tjetër, Ramiz Krasniqi, drejtor i bujqësisë në Komunën e Gjilanit u shpreh tejet falënderues për gatishmërinë e Komunës së Ferizajt, për të ndihmuar në këtë sektor duke siguruar forcimin e raportit të bashkëpunimit mes këtyre dy komunave. Poashtu interesim të veçantë drejtori Krasniqi tregoi për projektin e furnizimit të fermerëve me kulturën e arrës projekt i realizuar tashme nga komuna e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sulmi me thikë në Ferizaj – lirohet personi që u ndalua dje, arrestohet sot “i dyshuari kryesor për therjen”

Një rast i rëndë ka ndodh dje në qytetin e Ferizajt. Një burrë dyshohet se ka therur me thikë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img