23,12,2024

Svilanoviç: RCC do të kontribuoj për të bërë rajonin më të begatë dhe të qëndrushëm

Must Read

Pjesëmarrësit e takimit – Ministrat e jashtëm nga rajoni, Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn, Nënsekretari italian i Shtetit për Punët e Jashtme Vincenzo Amendola dhe Sekretari i Përgjithshëm i RCC – shkëmbyen mendime mbi situatën në rajon dhe procesin e Berlinit, duke u fokusuar mbi perspektivat dhe rezultatet e mundshme për Samitin e 2017 në Trieste, si dhe për të ardhmen e procesit të Berlinit, pas vitit 2018, si dhe potencialin e diskutimeve në formatin e WB6.

“Pritjet nga Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor në Trieste janë shumë të larta. Lidhshmëria, antikorrupsioni, risitë dhe transferimi i teknologjisë, të cilat janë disa nga temat e Samitit, nëse iu qasen në mënyrë adekuate në të dyja, nivelet kombëtare dhe rajonale, mund të kontribuojnë në masë të madhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, por edhe të nxisë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor ” tha Svilanoviç.

Duke nënvizuar rëndësinë vendimtare të procesit të Berlinit për rajonin, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Nikolla Poposki, tha se ai mirëpret fokusin e vazhdueshëm të BE-së si një nga mjetet për të arritur progresin dhe për të avancuar më tej në procesin e integrimit në BE.

Komisioneri Hahn ka theksuar se Bashkimi Evropian ka interes për integrimin e mëtejshëm të rajonit në BE, dhe për këtë arsye do të ofrojë mbështetje për disa projekte rajonale pasi që një lidhje më e mirë mirë ofron avancim më të madh për stabilitetin politik të rajonit.

Svilanovic ndërkohë ka ndarë prioritetet dhe aktivitetet e organizatës të parashikuara për tre vitet e ardhshme, por edhe kujtoi sukseset e mëparshme të RCC, në ndërmjetësimin e një marrëveshje ndër-qeveritare për t’i dhënë përparësi njohjes së ndërsjellë të kualifikimeve profesionale në sektorët e ndërtimit dhe atë shëndetësorë; duke u përgatitur dhe duke rënë dakord mbi programin e turizmit rajonal, aktualisht nën konsideratë për financim të BE-së, të gjejë një rol të qartë për RCC që të mbështes direkt kapitullin 23 dhe 24 të reformave; dhe RCC-po ashtu ka porositur vlerësimin e pavarur të ndikimit të tregut duke zbuluar se marrëveshja rajonale roaming ka prodhuar tashmë reduktim të shpenzimeve roaming për më shumë se 30% duke filluar deri në 80%.

Ndërkohë ndaras nga takimi janë nënshkruar edhe marrëveshje të cilat sigurojnë kontribut shtesë të BE-së në sigurimin e projekteve të asistencës dhe të financimit teknike në fushën e efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtërishme të energjisë në rajonin tone.

Ky takim është një vazhdim i takimit ministror “WB Six” të mbajtur në shtatorin e kaluar në Nju Jork në margjinat e sesionit të 71 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img