17,11,2024

Svarqa zotohet për krijimin e hapësirave biznesore

Must Read

 

Ferizaj.19.10.2017. Të veshur me uniformë të punës, punëtorët e qendrës tregtare ‘’ETC’’ në Ferizaj, me vëmendje i dëgjuan zotimet e kandidatit të LDK-së për kryetar komune Muharrem Svarqa. Duke prezantuar detaje nga programi i tij për zhvillim ekonomik, ai tha se trajtimi i punëtorëve që punojnë në këso lloj biznesesh do të jetë njëri ndër prioritetet e pushtetit lokal në mandatin që vjen. Svarqa, tha se do t’i mbështes edhe afaristët e qendrave të tilla tregtare, që në Ferizaj janë në numër të madh.

“U zotova se do të bëj gjithçka që është e mundur për krijimin e hapësirave më të mëdha për të bërë biznes në komunën e Ferizajt, për përshpejtimin e ritmit të zhvillimit ekonomik në komunën e Ferizajt, për të përkrah bizneset e vogla dhe të mesme para një biznesi i cili në afarizmin e vetë ka një qarkullim mbi 20 milionësh vetëm në objektin e ‘’ELKOS Grup-it’’ në Ferizaj, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies ekonomike dhe sociale të banorëve të komunës së Ferizajt, përmes punësimit të një numri të madh të të punësuarve”, tha Svarqa.

Kandidati Svarqa, tha se pushteti i ardhshëm duhet t’i përshpejtoj procedurat për dhënien e lejeve për ndërtimin e objekteve për afaristët që po zhvillojnë biznese në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img