17,11,2024

Svarqa: Unë vendosi për Ferizajn

Must Read

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga ana e LDK-së Muharrem Svarqa në emisionin Debat Pernime prazanton vendimet e para që i parasheh për qytetin e tij Svarqa filloi duke e quajtur qytetin e Ferizajt një kryeqytet industrial, një fuqi ekonomike në Kosovë që ka marrë primatin e qytetit të dytë më të fuqishëm ekonomikisht pas Prishtinës. Sipas Svarqës në Ferizaj deri tani veprojnë 11.877 biznese, e numri i tyre do të rritet gjatë mandatit të tij, si dhe do të përkrahen intenzivisht edhe bizneset aktuale. Do të aplikohen metoda të reja për përkrahjen e bizneseve, sidomos atyre familjare. Ndër vendimet e para të Svarqës për Ferizajn do të jetë ndryshimi i statutit të qytetit, i cili deri më tani nuk ka paraparë që qyteti të ketë një drejtori të inspeksionit, shkruan rtv21.tv. Pikë tjetër e punës së Svarqës si kryetar do të jetë edhe propozimi i vendimeve që ndërlidhen me investime infrastrukturore që kanë të bëjnë me rritjen e mirëqenies ekonomike dhe sociale, si dhe lehtësimin e jetës qytetare. I pyetur se a merren vendimet në qytetin e Ferizajt nga ai apo nga drejtori i urbanizmit Faik Grainca, Svarqa tha se vendimet i merr ai, por pjesën e tyre të punës e kryejnë secili sipas kompetencave që kanë konform ligjit./21Media

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img