Këto ditë kam qëndruar për vizitë zyrtare në Itali dhe në Gjermani. Gjatë vizitës në Itali, pata takime me humanistin dhe qytetar nderi i Ferizajt don Sandro Shaboletën, me të cilin folëm për kohën e qëndrimit të 90 maturantëve ferizajas në Terni të Italisë, me qëllim njohjeje dhe motivimi për studime në Itali. U dakorduam që vizita të bëhet nga data 11 deri më 25 qershor 2017.
“Gjatë qëndrimit në Itali, i shoqëruar nga drejtori i qeverisë komunale Fatmir Azizi, vizitova në një spital të specializuar të Romës edhe fëmijën ferizajas Eni Mahallën, i cili po shërohet me sukses pas një fatkeqësie të rëndë që kishte pësuar. Lëndimi i tij kërkonte trajtim jashtë vendit. Me këtë rast falenderova don Sandro dhe kryetarin e Akademisë Papnore monsinjor Vinçenco Paljan, meritë e të cilëve është dërgimi i këtij fëmije në Romë. Don Sandron e njoftova edhe për ecurinë e kursit për mësimin e gjuhës italiane për tetë vijuesit ferizajas, që pritet të jenë studentë në Itali këtë vit akademik.Në Gjermani realizova një vizitë zyrtare në qytetin Werne të landit NRW, ku u prita nga kryetari Lotar Christ, me të cilin biseduam për bashkëpunimin e komunave tona. Ai shprehu gatishmëri për furnizim me automjete për zjarrfikës dhe për pastrimin e qytetit, për çka komuna jonë dhe kompania “Pastërtia” kanë shumë nevojë.Kryetarit Christ i bëra ftesë për ta vizituar Ferizajn, e cila u pranua me kënaqësi.
Qyteti Werne njihet me një shkallë të lartë të zhvillimit ekonomik. Vetëm në vitin 2016 ky qytet ka pasur një rritje afro 6 për qind. Kryetari Christ ushtron mandatin e tij të dytë, të fituar me 74 për qind të votave dhe shërben si model i kryetarit të mirë në GjermaniGjatë qëndrimit në Gjermani e vizitova edhe mikun e shtrenjtë, deputetin e Parlamentit të Kosovës z. Bardhyl Meta, i cili tashmë ka mposhtur me sukses një përballje të papritur me një sëmundje tinëzare. I dëshirova kthim të shpejtë në Kosovë nga kjo përvojë e hidhur. Me këtë rast u ndjeva shpirtërisht i përmbushur.
Muharrem Svarqa