21,12,2025

Svarqa: Situata e përgjithshme e sigurisë në Ferizaj solide

Must Read

Të premten është mbajtur mbledhja e parë e këtij viti e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e cila u udhëhoqe nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Temë e diskutimit në këtë mbledhje ishte situata e sigurisë, po ashtu u diskutua edhe për trashëgiminë kulturore, por edhe për shkollat e qytetit të Ferizajt.

Me këtë rast kryetari Svarqa, ka vlerësuar se situata e sigurisë në Ferizaj vazhdon të mbetet e qetë dhe pa ndryshime.

“Situatë të përgjithshme e sigurisë është solide dhe këto janë raportime të rregullta që vinë nga institucionet e pavarura të sigurisë dhe nga Policia e Kosovës. Këtu ne kemi të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve dhe kjo tregon për një klimë të favorshme për jetën e qytetarëve dhe të bashkëpunimit përmes komuniteteve nacionale dhe fetare. Kemi bashkëpunim të ngushtë me të gjithë faktorët relevant që janë të involvuar në procesin e sigurisë”, ka thënë kryetari Svarqa.

Një gjë të tillë e ka vërtetuar edhe komandanti i stacionit të policisë në Ferizajt, Qazim Reka. Ai para të pranishmeve ka dhënë një raport te detajuar sa i përket gjendjes së sigurisë në Komunën tonë, i cili ka vlerësuar se kjo situate është për çdo lëvdatë dhe ka falënderuar edhe qytetarët ferizajas për kontributin e tyre që po dhënë në zbulimin e krimit.

Në mbledhjen e KKSB-së po ashtu është bërë edhe një prezantim i projektit “Ndërtimi i besimit nëpërmjet mbrojtjes kulturore në Kosovë”, nga Vehbi Selmani zyrtar i këtij projekti në UNDP.

Po ashtu janë diskutuar edhe çështje të shumta në këtë mbledhje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img