11,09,2025

Svarqa: Nuk parapëlqejë masat shtrënguese ndaj qytetarëve, pos në raste kur borxhet neglizhohen skajshmërisht

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, ka pranuar gjatë dy ditëve të fundit reagime nga qytetarë, organizata joqeveritare dhe medie, lidhur me urdhëresën për kushtëzimin e vërtetimeve të tatimit në pronë me pagesën e borxheve ndaj institucioneve dhe kompanive publike. Me këtë rast, kryetari i Ferizajt dëshiron të sqarojë se:

– nuk parapëlqen masat shtrënguese ndaj qytetarëve, pos në raste kur borxhet neglizhohen skajshmërisht;

– borxhet ndaj Komunës së Ferizajt dhe kompanive publike, kanë kaluar shumën 15 milionë euro dhe kanë rënduar funksionimin e kompanive;

– urdhëresa, ndër të tjera, është mbështetur në nenin 15 të Ligjit për mbeturinat, pika 1. 8, ku thuhet: “Komuna cakton tarifat dhe mënyrën e inkasimit të mjeteve financiare për shërbimet komunale”;
Komuna, së bashku me qytetarët, mediat, kuvendarët, deputetët, trupat dhe organizatat qeveritare e joqeveritare, do të ngrisë çështjen e ndërtimit të mekanizmave për inkasimin e borxheve ndaj institucioneve dhe kompanive publike në shkallë vendi, përmes një akti juridik.

Kryetari i Ferizajt gjithashtu dëshiron të sqarojë se urdhëresa për kushtëzimin e vërtetimit të tatimit në pronë me pagesën e borxheve ndaj institucioneve dhe kompanive publike, lidhet me afatin e Ligjit për faljen e borxheve, me qëllim të nxitjes së qytetarëve që t’i shlyejnë obligimet e tyre financiare. Aq më tepër që, sipas shënimeve të Drejtorisë së Financave, qytetarët e komunës së Ferizajt përfitojnë 2.5 milionë euro nga ky ligj.

Kryetari Svarqa është i hapur edhe më tej për ta diskutuar këtë dhe çështje të ngjashme me qytetarët, mediat, OJQ-të dhe grupet e interesit.

Ferizaj, 9 gusht 2016

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img