07,05,2024

Svarqa: LDK në konsulta intensive me AKR’në për koalicion

Must Read

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se janë duke vazhduar konsultimet intensive për konkretizimin e marrëveshjes me Aleancën Kosova e Re.

“Jemi në konsulta intensive, nëse kjo marrëveshje arrihet do të dalim me një listë të përbashkët”, ka thënë Svarqa për Klan Kosova.

“Me AKR-në kemi shumë pika të përbashkëta të programeve tona për ekonomi dhe për proceset integruese në të ardhmen”, është shprehur ai.

“Besoj se shumë shpejt të gjitha këto do të konkretizohen”, ka thënë Svarqa.

“Ne bisedat që po bëjmë me bashkëpunëtorët tonë ekziston vendosmëria për t’i fituar zgjedhjet”, është shprehur ai.

“Ne do të jemi alternativa e vetme për t’i luftuat ata që deri tash e kanë kapur shtetin”, ka deklaruar Svarqa.

Thuhet se LDK’ja e Isa Mustafës dhe AKR’ja e Behgjet Pacollit sonte do të nënshkruajnë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit.

Sipas burimeve të lajmi.net, koalicioni do të nënshkruhet në shtëpinë e Pacollit në Hajvali.

LDK’ja sot ka nënshkruar koalicion me Lëvizjen për Drejtësi dhe Alternativën e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës.

Afati për deklarimin e koalicioneve në KQZ përfundon në mesnatë.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img