Ferizaj

Svarqa: Komuna e Ferizajt nuk është kompetent për zgjidhjen e problemit të ish punëtorëve të Fabrikës së Tubave

By FerizajPress

May 31, 2016

Zhvendosjen  e mbledhjes së Kuvendit në objektin e Qendrës së Kulturës në Ferizaj  kryetari i Ferizajt e ka cilësuar si normale dhe dhe të rregullt. Ai këtë  e ka cilësuar si një nga  mënyrat   më të mira për të mos ardhur deri te skena të padëshirueshme me ish  punëtorët e Fabrikës së Tubave të cilët ka më shumë se tre javë që kanë bllokuar  sallën e Kuvendit Komunal.

Por  Svarqa  edhe përkundër asaj se  deri më tani ka bërë kompromis më këta grevistë  ka thënë se kjo gjendje nuk mundë të vazhdoi deri në infinit.

“Kjo është një  gjendje normale ku po mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës. Punëtorët e fabrikës së Tubave mendojnë së në këtë mënyrë do të shpejtohet procedura e zgjidhjes së problemit të tyre. Këto janë skena të cilat nuk do ti bënin nder  as pushtetit komunal as atij qendrorë kështu që ne kemi menduar që tu japim hapësirë dhe mundësi  zgjidhjes së problemit  të ish punëtorëve të Fabrikës së Tubave.Por kjo nuk mundë të vazhdoi deri në infinit sepse nuk jemi ne fajtor. Komuna e Ferizajt nuk ka asnjë ndikim   në zgjidhjen e këtij problem i cili është i njohur për të gjitha instancat  në Kosovë që nga viti 2010” ka thënë Svarqa.

“Mbajtja e seancës në Qendrën e Kulturës nuk e zhvleftëson aspak seancën e Asamblesë Komunale pasi kushtet janë të njëjta duke filluar nga hapësira dhe zërimi “ tha Svarqa.

Për  mundësin e kontaktit me Kryeministrin Mustafa ,Svarqa tha se   e kanë përcjellë kabinetit të Kryeministrit dhe  kjo kërkesë është në shqyrtim dhe  nuk mundë të ndikojnë në agjendën e Kryeministrit Mustafa.