19,11,2024

Svarqa: Kjo është gjendja financiare në Komunën e Ferizajt

Must Read

Ferizaj.19.12.2017. Pas disa informacioneve të plasuara ditëve të fundit në media për gjendjen financiare në Komunën e Ferizajt në prag të ndërrimit të pushtetit, kryetari aktual i Komunës, Muharrem Svarqa informon publikun për gjendjen financiare, në bazë të shënimeve zyrtare që ka Komuna.

Sa u përket borxheve aktuale, Komuna e Ferizajt ka një borxh prej 2.006.290.05 euro në kategoritë mallra dhe shërbime, shpenzime komunale, subvencione e transfere dhe investime kapitale. Prej tyre, 1.360.000 euro janë ekzekutuar me anë të përmbaruesve. Ndërkohë udhëhiqen procedura në gjykatë për 79 lëndë, të trashëguara ndër vite, ndaj të cilave konsiderohet se Komuna ka detyrime kontigjente në shumë 2.524.000 euro, por që nuk e obligojnë Komunën për pagesë, derisa të përfundojnë procedurat dhe të dihet fati i këtyre lëndëve.

53 kontrata për projektet 2 dhe 3-vjeçare të infrastrukturës, që janë lidhur më 2016 dhe që po vazhdojnë të realizohen, kapin shumën 14.369.074 euro.

Kontrata të natyrës së njëjtë, që janë lidhur më 2017, kapin shumën 15.219.284 euro.

Nga ana tjetër, borxhet e obliguesve ndaj Komunës së Ferizajt kapin shumën 6.383.000 euro, me një bilanc të përmirësuar prej 1.168.000 euro, në raport me vitin 2013.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img