15,03,2025

Svarqa kërkon rritje të efikasitetit në punë dhe shtimin e përgjegjësisë për shërbime më cilësore

Must Read

Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, qëndroi sot në mjediset e Qendrës kryesore të mjekësisë familjare në Ferizaj, për të parë nga afër cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe efektin e investimeve që janë bërë në këtë sferë të shëndetësisë publike. Ai foli me pacientë dhe me drejtues të shëndetësisë familjare, për të marrë opinione rreth gjendjes aktuale dhe mundësive për përmirësimin e shërbimeve.

Drejtoresha e mjekësisë familjare në Ferizaj, Ibadete Bucaliu, bëri të ditur se kohëve të fundit është bërë një hulumtim i opinioneve të pacientëve lidhur me shërbimet e personelit shëndetësor dhe tha se rezultatet kanë dalë të mira. Ajo veçoi angazhimin e stafit shëndetësor sidomos gjatë vizitave shtëpiake pacientëve që nuk kanë mundësi të vijnë tek mjeku dhe funksionimin e mirë të shërbimit emergjent.

Kurse kryeshefi i mjekësisë familjare dr Esat Shatrolli, vuri në dukje se janë disa probleme me të cilat ballafaqohet qendra kryesore, siç janë mungesa e reagensëve, që e bëjnë jofunksional laboratorin, pastaj mungesa e filmave për fotografimin e dhëmbëve, si dhe disa pajisje që nuk janë funksionalizuar prej kohësh, si laboratori në Komogllavë etj. Ai theksoi gjithashtu numrin e pamjaftueshëm të mjekëve, që do t’i përballonin më me sukses kërkesat e popullatës.

Udhëheqja e mjekësisë familjare shpjegoi se mosfunksionimi i laboratorëve në Komogllavë dhe në Zaskok lidhet me faktin se stafi që punon aty, aktualisht gjendet në pushim mjekësor dhe se këto dy laboratorë do të funksionalizohen në pranverë.

Kryetari Svarqa i tha stafit drejtues të shëndetësisë dhe të mjekësisë familjare se duhet të gjejnë zgjidhje për problemet që varen nga faktori njeri. Ai kërkoi nga drejtuesit e shëndetësisë dhe të mjekësisë familjare që të jenë më syçelë rreth funksionimit të pikave shëndetësore nëpër fshatra, ta mbikëqyrin punën e stafit mjekësor dhe t’i përcaktojnë vetë afatet e eliminimit të dobësive e vështirësive. Pas afatit, tha kryetari i Ferizajt, do të shtrohet përgjegjësia e secilit që nuk i ka përmbushur detyrat.

Kryetari Svarqa tha se do të qëndrojë shpesh në mjediset e institucioneve dhe kompanive publike, për të ndihmuar efikasitetin në punë dhe shtimin e përgjegjësisë për shërbime më cilësore.

16298600_1418199978214821_1763871872992055616_n 16265896_1418199931548159_2966024560448134419_n 16406931_1418199741548178_5471593582362857798_n 16426228_1418199748214844_5693782836306313538_n 16406689_1418199761548176_7430350257283012977_n 16299377_1418199838214835_4753093684367711111_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img