01,05,2024

Svarqa dhe Kelmendi diskutojnë për futjen e hekurudhës nën tokë dhe për kyçjen në ‘’Arbën Xhaferi’’

Must Read

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi po qëndron për një vizitë në Ferizaj, ku u takua me kryetarin e kësaj komune Muharrem Svarqën.

Me këtë rast Svarqa tha se gjatë takimit, zëvendëskryeministrin Kelmendi e ka njoftuar për kërkesën e bizneseve për një kyçje më të afërt në autostradën ‘’Arbën Xhaferi’’, dhe për futjen e hekurudhës nën tokë.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi tha se propozimet e kryetarit Svarqa do të shqyrtohen.

Kelmendi dhe Svarqa gjatë ditës do të vizitojnë disa nga bizneset e Ferizajt, ndërsa në orën 14:00, ne ambientet e Komunës se Ferizajt,mbahet nje takim me përfaqësuesit e bizneseve të Ferizajt. /TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img