23,02,2024

Svarqa: Buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm do të ketë ndikimin të dukshëm në proceset zhvillimore të Komunës

Must Read

Ferizaj 11 nëntor.   Projekt buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm në vlerë prej 2 miliard eurosh do të ketë ndikime pozitive në proceset zhvillimore të komunës, ka thënë sot kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë një bisede për Televizionin “Liria”.

Sipas tij janë 20 projekte kapitale me rëndësi që pritet të realizohen vitin e ardhshëm me mjetet e këtij buxheti për të projektet kapitale.

Kryetari Svarqa, këtë e ka konsideruar si një fitore të madhe në politikat financiare të shtetit. Ai ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat i një menaxhimi të kujdesshëm nga ana e Qeverisë dhe kryeministrit Isa Mustafa si dhe një bashkëpunimi të mirë me Institucionet Ndërkombëtare Financiare.

“Është një nga buxhetet që ndoshta në trendin e zhvillimit me të cilin ne kemi ecur në vitet e kaluara ndoshta do të mund ta arrinim dikund në vitin 2020 . Po falë menaxhimit shumë të kujdesshëm të parasë publike nga Qeveria e Republikës së Kosovës nga kryeministri akademik, Isa Mustafa, dhe në veçanti nga ministri i financave, i cili ka pasur një bashkëpunim tepër të thellë dhe të frytshëm profesional me FMN dhe Institucionet ndërkombëtare financiare.Është arritur edhe si rezultat i kursimeve, i zvogëlimit të shpenzimeve të panevojshme që të kemi një buxhet të kësaj shume i cili buxhet ka ndikuar në planifikimin më të madh të shpenzimeve në investimet kapitale në Ministrinë e Infrastrukturës e cila ka ka një buxhet më të madh gati për 300 milion euro. Kjo do të thotë që ky buxhet do të prekë çdo komunë dhe dhe çdo qytetarë në të gjitha viset ku banojnë kosovarët çoftë në viset rurale çoftë në ato urbane” ka thënë Svarqa

Për më tepër bëhet e ditur se pozicionet e këtij buxheti do ta kenë ndikimin edhe në proceset zhvillimore të komunës përmes projekteve kapitale.Kryetari Svarqa, ka thënë me këtë rast se përftimet për Ferizajn janë të mëdha.Sipas tij, pritet të jetësohen 20 projekte infrastrukturore, disa perej të cilave me karakter rajonal.

“Natyrisht që është normale që ne rrjedhimisht shpresojmë që këto investime do të koncentrohen edhe në komunën e Ferizajt sepse ne kemi aplikuar me afër 20 projekte por në listën e prioriteteve kemi kërkuar që të futet në buxhet një rrugë alternative që lidhë rrugën Driton Islami përmes anashkalimit të fshatit Talinoc në drejtim të Bibajve ku është qasja në autostradë si dhe kjo do ishte një pjesë e punës për shkak se ne nuk heqim dorë ashtu siç kërkojnë afaristët dhe bizneset e komunës së Ferizajt që te kemi një qasje të re në autostradë, por kjo sigurisht do të shqyrtohet edhe për të ardhmen.Ndërkaq projekte tepër të rëndësishme për ne që lidhin komunën e Ferizajt edhe me komunat tjera , janë rruga nga fshati Pleshinë në drejtim të Kashtanjevës për tu lidhur m rrugën që shpije në drejtim të Brezovicës. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me rrugën e cila lidhet me rrugën që shpije nga Gadimja në drejtim të Gjilanit të cilën ne planifikojmë ta ndërtojmë nga fshati Rahovicë në drejtim të Kishnapolës. Besoi se po ashtu do të ketë një rrugë tjetër që është gati një pjesë e rrugës via-egnatia që lidhet nga Sazlia- Papazi në drejtim të fshatit Prelez i Muhaxherëve, që përpara është quajtur rruga e Prishtinës, që ka qenë një kalldermë me gurë që ndoshta gjeneratat që jemi ne sot nuk e mbajnë mend por paraardhësit tanë e kanë shfrytëzuar atë lidhje për Lipjan dhe për Prishtinë si dhe rrugët tjera që sigurisht që do të gjejnë vend në këtë buxhet” ka shtuar Svarqa

Mësohet se buxheti do ta ketë impaktin edhe në projektet tjera që lidhen me shëndetësinë, transportin etj

“Buxheti do të jetë i përplotësuar edhe me planifikimet financiare për spitalin si dhe projektet tjera që lidhen ndoshta me studimin e fizibilitetit të hekurudhës. Po ashtu kemi një premtim që në buxhetin e vitit të ardhshëm në kuadër të një kodi të studimit të fizibilitetit do të filloi studimi i fizibilitetit për lidhjen e autostradave në drejtim të Duhles , atë që e kemi përmendur përmes një tuneli në malet e Jezercit në drejtim të Duhlës. Besoi se për Ferizajn asnjëherë nuk ka pasur një ineteresim më të madh në marrjen pjesë në buxhet sepse asnjëherë nuk ka qenë kontributi i afaristëve ferizajas në buxhetin e Kosovës më i madh se sa që është tani.Jam shumë i kënaqur që Ferizajt po i kthehet rëndësia që e ka dhe po kuptohet ashtu që realisht që zhvillimi i Kosovës, nuk merret me mend pa zhvillimin e komunës së Ferizajt” ka thënë Kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa

Ndryshe, kryetari Svarqa, këtë meritë ia ka atribuuar punës së mirë të institucioneve lokale të pushtetit por edhe të atyre që kanë punuar me përkushtim për faktorizimin e komunës së Ferizajt në nivelin qendror.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

34 mësimdhënës nga Ferizaj, certifikohen në kuadër të projektit të BE-së

34 mësimdhënës nga 3 shkolla të Ferizajt, u certifikuan në kuadër të projektit KosEd. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img