27,12,2024

Super grabitja e 1 milion $ në Rinas/ ‘Gabimi’ që zbuloi një nga autorët, lëvizjet e fundit

Must Read

Lajmi është pohuar nga burime të rezervuara të grupit hetimor në polici, ndërsa nuk konfirmohet nga ana e prokurorisë. Sipas burimeve jozyrtare të strukturave të rendit, dyshimet flasin për një 37- vjeçar me inicialet A.P., që mendohet se ka marrë pjesë në kryerjen e krimit bashkë me dy persona të tjerë. Ky shtetas i dyshuar sipas policisë, mendohet se ka qenë drejtuesi i autoveturës tip “Mercedes Benz”, me ngjyrë vishnje, që u përdor për grabitjen e të paktën 1 milion dollarëve nga një furgon i transportit të vlerave monetare të një kompanie sigurie.

Paratë i përkisnin një banke të nivelit të dytë dhe ishin dërguar në Rinas me masa sigurie me qëllim transportimin jashtë Shqipërisë. Dyshimet e policisë janë për 37-vjeçarin për të cilin prokuroria ende nuk ka nxjerrë urdhërarresti, pasi vlerëson se provat janë ende të pamjaftueshme për ta mbajtur në burg në rast arrestimi apo ndalimi. Kjo pasi për caktimin e masës arrest me burg gjykata kërkon prova dhe dyshime të bazuara në prova.

ARRATISJA E AUTORIT

Nga ana tjetër, burime të policisë kanë thënë se veprimet hetimore në lidhje me grabitjen në Rinas kanë vazhduar pa ndërprerje dhe gjurmët e gjetura pas braktisjes së automjetit, kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit me iniciale A.P. Makina tip “Benz 250”, me ngjyrë vishnje, është gjetur pranë aeroportit e braktisur në një rrugë dytësore pa dalje. Policia, nga ana e saj, bën me dije se për shtetasin e dyshuar ka kryer kërkime dhe pasi ka konstatuar nga sistemi TIMS se ka dalë jashtë vendit, ka bërë edhe shpalljen e tij në kërkim policor.

Nga ana e prokurorisë nuk konfirmohet që të jetë lëshuar ndonjë urdhërarresti ndaj këtij personi, ndërsa policia ka publikuar dje edhe informacionet mbi vendndodhjen e këtij shtetasi. Dyshimet policore janë se njëri nga tre autorët e grabitjes së ndodhur më 30 qershor 2016 është arratisur. Policia madje ka shtuar se është shumë pranë identifikimit të dy personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në grabitjen e 1 milion dollarëve. Personat e maskuar dhe të armatosur hynë në postën e Rinasit, pasi hapën me pinca metalike drynin e portës nr.3.  Pa u penguar nga askush, autorët lëvizën në postë deri në zonën ku ndodheshin dy blinda me paratë e bankave dhe morën nga njëri prej tyre katër thasë me kartëmonedha me vlerë 1 milion dollarë. Pasi dolën nga pista, autorët dogjën automjetin e përdorur brenda aeroportit dhe u larguan me një mjet furgon që nuk u gjet asnjëherë më pas./ Panorama/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img