Lajme

Sulmohet punëtori në një pikë të derivateve në Istog

By FerizajPress

April 19, 2016

Në Istog afër një pompe të derivateve dje ka ndodhur një rrahje mes një personi dhe punëtorit të atij vendi. Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeve mes tyre. Por nuk tregohen arsyet e mosmarrëveshjes.

Personi i sulmuar sipas policisë është dashur të marrë trajtim mjekësor, ndërsa ii dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.