Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Gjilan, meqë e njejta ka tentuar të sulmojë me thikë një person, të cilit edhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Sulmuesja dhe viktima, mashkull, thuhet të kenë pasur mosmarrëveshje para incidentit. Policia ka arritur të konfiskojë mjetin e dyshuar se është përdorur në këtë rast.
Ndërsa, e dyshuara që është arrestuar dje, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.