Sulm me armë zjarri ndaj një vozitësi në magjistralen Prishtinë–Ferizaj

Share

Një qytetar mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar me armë zjarri derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij.

Sipas deklaratës së viktimës, nga një veturë tjetër në lëvizje, një person i panjohur ka shtënë me armë në drejtim të tij, duke goditur vetëm pjesën e pasme të automjetit, thuhet në raportin e policisë.

“VRASJE NË TENTATIVË :Magjistralja Prishtinë-Ferizaj  12.04.2026 – 22:25. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, në drejtim të tij nga një veturë tjetër në lëvizje, ka shtënë me armë një person i panjohur duke qëlluar vetëm pjesën e pasme të veturës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Në konsultim me prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme: